Shifra përtej realitet shqiptar do fitojë trajneri i sapoemëruar Luigi di Biagio te Dinamo. Italiani, i cili pasoi Dritan Mehmetin te ‘nëndetësja’ dhe që ka një karrierë të pasur duke drejtuar 21-vjeçarët ‘axurr’, por në disa miqësore edhe ekipin e parë të Italisë, do marrë 300 mijë në sezon.
Sipas mediave italiane kontrata e Di Biagio do të jetë 2-vjeçare, ndërsa në të janë përfshirë edhe pagesat për dy ndihmësit e tij, Ledian Memushajn dhe Fabrizio Piccareta. Kështu paga e trajneri di Biagio do jenë 180 mijë euro në vit. Kjo e mundësuar nga sponsorizimi i ri i Dinamos, që aktualisht ndodhet në Itali për fazë përgatitore.