Në një kohë kur i gjithë futbolli në Europë është futur në krizë financiare për shkak të ndërprerjeve të kampianateve si pasojë e koronavirusit edhe në Shqipëri situata është e përkeqësuar. Këtë e konfirmon presidenti i Ligës shqiptare Edvin Libohova, i cili për 'report tv' tha se në emër të klubeve i ka nisur një letër për ndihmë kryeministrit Edi Rama.
Në letrën kërkohet nga Rama që ky i fundit të përfshijë futbollistët dhe pjestarët e klubeve të Superligës në listën e subjektve që kompensohen nga dëmet që shkaktohen nga COVID-19. Sipas Libohovës klubet drejtohen nga biznesmenë që në këto kushte po hasin shumë vështirësi për ushtrimin e aktiviteteve të tyrë.
Sakaq 'report tv' pyeti për këtë çështje edhe presidentin e Shoqatës së Futbollistëve Andi Lila, i cili mbajti një qëndrim institucional. Konkretisht Lila u shpreh: "Ne do të bëjmë maksimumin në këtë periudhë. Në të ardhmen do të keni një lajmërim për këtë."
Kampionati shqiptar është ndërprerë prej 12 marsit për shkak të koronavirusit dhe ende nuk dihet se kur do të fillojë pavarësisht se shefi i sektorit të garave tha për 'report tv' se jemi në komunikim të vazhdueshëm me klubet. Sakaq situata mendohet tepër e rëndë pasi shumë klube nuk i paguajnë futbollistët në kohë paqeje dhe jo lufte.
STAMBOLLI DIGJET KU*VAT E FUTBOLLIT KRIHEN,,,ASNJE LEKE MOS I JEP KETYRE EDI RAMA,,,,PO TE DUAN RROGE LE TE DALIN E TE PUNOJNE NEPER SPITALE SI VULLNETARE,;,OSE TE VIHEN NE DISPOZICION TE BASHKIVE PER TE ND8HMUAR NJEREZIT NE NEVOJE DHE AZILET...
Përgjigju