Deputetja e PD, Oriola Pampuri, tha në Komisionin e Shëndetësisë se rritja e pagave të mjekëve 6 për qind, është e papërfillshme. Sakaq, ajo tha se kur të kemi një rritje të konsiderueshme, do të japin mbështetjen e tyre ndaj qeverisë. Më tej, Pampuri tha se është e nevojshme që të ketë qendra komunitare të shëndetit mendor.
"Sa i përket pagave të mjekëve mos e thoni më atë rritjen 6%. Ju e dini shumë mirë se kjo është rritje e papërfillshme. A ia bëjmë dot mjekëve 1500 euro rrogën?! Kur të kemi një rritje të konsiderueshme hajdeni këtu dhe ju premtoj se do të keni edhe mbështetjen tona. Ju e dini sa e nevojshme është që të ketë sot qendra komunitare të shëndetit mendor. Edhe në këtë buxhet nuk shoh asnjë rresht që ta konsiderojë këtë prioritet."-tha Pampuri.
Lajmi kryesor:
Debate te Komisioni i Shëndetësisë/ Manastirliu: Buxheti i vitit 2022 do të rrisë ndihmën ekonomike, 450 mijë qytetarë do përfitojnë nga rimbursimi i barnave! Duma: Fol me shifra konkrete
//ReportTv.al