Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor, për rritje të pagës me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga universitetet, Universiteti i Mjekësisë është bërë i pari që ka marrë vendimin.
Në një vendim të Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë thuhet është vendosur rritja në bazë të VKM-së, ndërkohë që është miratuar gjithashtu edhe ndryshimi në buxhetin e vitit 2022, në vlerën 400 000 (katërqind mijë) lekë, për paga dhe 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, me burim financimi nga të ardhurat e veta, për Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
Për zbatimin e këtij vendimi që ka hyrë në fuqi menjëherë ngarkohet Administratori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore në UMT 4.
Mw 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Vendimi u mor sot nga qeveria, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Në daljen për mediat, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nënvizoi se mbështetja e qeverisë ndaj pedagogëve nuk është vetëm një rritjen e pagës, por edhe në aspekte të tjera.
Prej disa ditësh një pjesë e pedagogëve janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Bojkoti pjesërisht vijon dhe në rrethe.
Vendimi i Universitetit të Mjekësisë
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)