Pagat e policisë, kreu i sindikatës: Prej muajsh policët nuk marrin dietat (VIDEO)

3 Nëntor 2020, 18:21| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 21:24

  • Share

Kërkesën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për rritje të pagave për efektivët blu, kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, e konsideron të vonuar dhe ngre shqetësimin e borxheve të prapambetura.

Fishta thotë  se që prej fillimit të pandemisë janë miliona lekë të dietave që policët nuk i kanë marrë dhe kjo ka rënduar direkte në xhepat e tyre në këtë kohë pandemie.

"E para, kjo është një kërkesë e vonuar e ministrit të Brendshëm. Dietat e punonjësve të policisë, është problemi numër një që ka ministri i Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm dhe njëkohësisht edhe qeveria. Të rrinë një vit pa pagesë, nga janari e deri tani pa u paguar dietat punonjësve të policisë, është një paradoks" tha Fishta.

Kreu i Sindikatës së Policisë thotë se në një vit elektoral si ai i 2021 puna e policisë do të shtohet dhe pagesat e kësteve të prapambetura jën nevojë emergjente.

"Ajo është më elementarja që duhet të bëj sot qeveria. Jemi para një fakti që jemi në një pandemi që sa vjen dhe rritet. Punonjësit e policisë, krahas detyrave që kanë sot, do shtohen edhe detyrat që kanë në bazë të ligjit për zgjedhjet vitin që vjen. Kështu që sërish parashikohet të ketë mbingarkesë pune për punonjnësit e policisë" - tha Fishta.

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku diskutohej për projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm, ministri Lleshaj e konsideroi punën e efektivëv të policisë të vështirë përgjatë muajve të fundit, ashtu si të mjekëve. Lleshaj u shpreh se duhet buxhet më i lartë pasi Policia ka qenë që nga dita e parë në ballë të pandemisë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polici i Saukut: 03/11/2020 19:17

    Nese thua se nuk i kane marre dietat duhet te thuash sa milion jane por ti nuk di gje se dietat ka qe ne 2010 qe kane shteruar per Policine e Shtetit dhe ato therrime qe jane i marrin drejtoret dhe shefat! Levizja sindikaliste ne SHqiperi eshte e minuar qe me 1991! Ti zoti Fishta je nje marionete sepse e ke uzurpuar ate vend pa te zgjedhur njeri dhe perderisa je i caktuar do te thote qe je b*thelepires dhe nuk punon per interesin e punonjesve te policise. Kjo qe ben eshte vetem nje show i radhes!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?