Ibrahimaj u bën thirrje bizneseve në Kamëz: Prioritet ta çojmë në 2025 pagën minimale 45 mijë lekë! Rama: S'ka më shfrytëzime, rrezikojmë të ngelemi pa punëtorë

27 Mars 2023, 11:16| Përditesimi: 27 Mars 2023, 13:27

  • Share

KAMËZ- Teksa prej ditësh diskutohet rritja e pagës minimale në vend, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimi kanë nënvizuar të drejtat e punëtorëve si fokus të qeverisë. Duke marrë pjesë në një kompani të madhe tekstilesh, që përmban një numër të lartë punonjësish, Rama dhe Ibrahimaj janë shprehur se të drejtat e punëtorëve, rritja e pagave dhe standardeve do të mundësojë edhe rritjen ekonomike. Rama theksoi se nuk do të ketë më asnjë shfrytëzim për punëtorët. Duke folur për këtë mision, Rama gjithashtu kritikoi rolin e sindikatave në vendin tonë, të cilat janë fantazmë, megjithatë kryesocialisti siguroi se do të ketë vëmendje të madhe për të garantuar respektimin e marrëveshjes kontraktuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kreu i qeverisë thotë se problemet aktuale nuk janë nga mungesa e specialistëve, por nga kriza e punëtorëve, ndaj duhet rritur standardi.

Ai u bëri thirrje sektorit të kompanive të ndërtimit të respektojnë rregullat dhe detyrimet për punëtorët që paguhen nën një pagë të caktuar. Ai u shpreh se askush nuk e ndalon qeverinë mos të japë leje ndërtimi nëse ka shkelje të tilla për punonjësit.

“Kjo është më pagë, është shfrytëzim, kjo është e pavërtetë në raport me të gjithë ciklin ekonomik dhe financiar të ndërtimit. Qeveria nuk vë dot pagat, por askush nuk e ndalon qeverinë ti thotë që ju nuk merrni më lejë ndërtimi nëse keni punëtorë që paguhen nën një pagë të caktuar, s’do jetë pagë arbitrare që do e vendosim ne. Duhet të jetë një pagë që del nga analiza e vetë tregut dhe nga vetë operatorët. Ne po japim shembullin vetë si qeveri, bëmë rritjen e pagës minimale na detyron të rrisnim dhe pagat e tjera. S’do financojmë masivisht koston e studimit të mjekësve nëse nuk angazhohen që për një periudhë kohë ti shërbejnë popullit të tyre. nuk financojmë me taksat e shqiptarëve që ata të shkojnë t’i shërbejnë popullit gjerman.”- thotë Rama.

Edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Financave ka folur për pagat dhe prioritetet e qeverisë për pagat e punonjësve, ajo u shpreh se në vitin 2025 synimi është që paga minimale të shkojë në 45 mijë lekë. Ajo udhëzoi bizneset të rrisin standardet për punëtorët.

‘Në vitin 2024 do e rrisim sërish në pagën minimale dhe në 2025 të shkojë në 45 mijë lekë. A është kjo e mjaftueshme? Jo. Ne sot duhet të bëhemi konkurrues. Nëse këtu ato 300 punëtorët do të largohen do të marrin një eksperiencë dhe do jetë shumë e vështirë që të punësoni po prapë 300 persona me atë eksperiencë dhe kualifikim. Ndaj ju duhet të rrisni pagat. Është e rëndësishme të keni ditë pushimi, të paguheni nëse punoni në fundjavë. Krijoni standarde.’- thotë Ibrahimi.

Në këtë takim vetë bizneset kërkojnë ndërhyrjen nga qeveria për humbjen e fuqisë punëtore. Nga rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë nga 1 prilli përfitojnë 290 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat.

Ora 11:40
Pagat/ Rama: Do bëjmë çmos që punonjësit të kenë zërin e tyre, fatkeqësisht sindikatat janë fantazma

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se punonjësit janë në fokus të qeverisë. Rama është shprehur se pavarësisht se nuk zëvendësojnë sindikatat, qeveria ka në vëmendjen e saj të përcjellë zërin e të drejtave për punonjësit.

‘Do bëjmë çmos që punonjësit të kenë fjalën e tyre. Ne s’i zëvendësojmë dot sindikatat sepse fatkeqësisht janë fantazma, por ne mund të bëjmë të mundur që edhe këto të drejta të jenë pjesë mes marrëdhënies kontraktuale me punëdhënësin.’- tha Rama.

Ora 11:31
Rama: S’ka më punëtorë, duhet të reagojmë shpejt! Bizneset të rrisin pagat, s’ka më shfrytëzim punonjësish

 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me punëtorët e një fasoneri ndërsa foli për pagën minimale. Rama u ka bërë sërish thirrje bizneseve që të rrisin pagat minimale për punonjësit, duke theksuar edhe njëherë se koha e shfrytëzimit të punonjësve duhet të marrë fund. Rama thotë se nuk ka më kohë dhe se duhet reaguar sa më shpejt, pasi rrezikon që vendi të ngelë pa punëtorë.

“Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë të komunikojmë, lidhur me një situatë në të cilën koha më shumë se asnjëherë tjetër nuk pret në raport me pagat. Ajo që është e para që dua të them, është që këtu u fol për 300 punonjëset, kryesisht gra, dhe disa punonjës, 300 që kanë themeluar sëbashku me sipërmarrësin këtë biznes. Vitet kalojën dhe nevojat rritet por edhe pretendimet e atyre që vijnë më pas rriten. Procesi i zëvendësimit që dalë nga dalë ka nisur, sepse kjo industri u bë 30 vjet që është themeluar. Edhe në këtë sipërmarrje vitet kalojnë, si kudo tjetër, por procesi i zëvendësimit të forcave të kualifikuara të punës nëse sipërmarrja s’do të kuptojë se me këto paga nuk shkon lart.

Pyetja që shtrohet sot është a janë pagat në sektorin privat pasqyrë e produktivitetit, apo janë pasqyrë e një qasje kapitaliste që është në skajin e vet. Forcat e punë s’po fillojnë të mungojnë, e kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga. Kjo është një kompani që s’ka për këtë fjalim. Filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që po bëjmë dhe që do ta shoqërojmë me masa të tjera, është një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës”, tha Rama.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ILIRI: 28/03/2023 01:09

    O EDI RAMA O HAJVAN,,,EDHE SIKUR TA BESH RROGEN 800.000 LEKE ,,,NUK TE RRI NJERI NE SHQIPERI O ZOG GOMARI,,,SEPSE PER TE MBUSHUR MAKINEN ME NAFTE DUHEN 150.000 LEKE,,,NAFTEN NE E KISHIM PA LEKE,,POR TI DHE FATOSI APO DHE SALIU IA DHATE NAFTEN BANKERSIT,,,,E TE TJEREVE ,,KUR AJO DUHEJ TE ISHTE PRONE EKSLUZIVE E SHTETIT SHQIPTAR.......

    Përgjigju
  • GENTI: 27/03/2023 16:21

    Po ky sikur mburrej para te huajve qe ketu s.ka sindikata. Apo qe le te ikin njerezit ne do i marrim nga Bangladeshi. Tani para zgjedhjeve e ktheu pllaken?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?