Pagat e punonjësve të SHISH, Salianji në Komisionin e Sigurisë kërkon drejtorin: Të paraqitet për të dhënë llogari

8 Shkurt 2022, 10:58| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 11:14

  • Share

Komisioni i Sigurisë Parlamentare ka diskutuar sot mbi pagat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror. Për t'iu përgjigjur interesimit të deputetëve ishte i pranishëm në komision një përfaqësues i Institucionit të  SHISH. Nisur nga kjo deputeti i PD-së, Ervin Salianji të kërkojë shtyrjen e shqyrtimit të projektligjit, deri kur “titullari i SHISH të gjejë kohën dhe të vijë”.

"Nuk e di çfarë ka më të rëndësishme drejtuesi i SHISH një herë është kjo kërkesë sidomos që bëhet fjalë për trajtimin financiar të punonjësve, se ne kemi pyetje që lidhen me këtë projektligj e që titullari i institucionit ka përgjegjësinë më të madhe të ngarkuar nga ligji. Përderisa është projektligj i vjetër, ka mbetur në sirtarët e Kuvendit e është vetëm për çështje kohe, e shtyjmë kur të ketë kohë, e të mbajmë qëndrim politik. Kjo është çështje që do një qëndrim të qartë e saktë që ka të bëjë me vizionin e drejtimit të zotërisë në krye të shërbimit se mbase mund të kërkojë më shumë trajtim financiar për punonjësit drejtuesi se sa vartësit e tij. Kështu që e shtyjmë mbledhjen e mblidhemi herë tjetër e për të sqaruar publikun për këtë vendimmarrje, pse ndodh tani, edhe nëse ka të bëjë kjo me vendimmarrje që priten të merren në këtë institucion. E shtyjmë besoj kur të ketë kohë, madje këtu janë përfaqësues të popullit, janë më shumë se 20 që vijnë për të dëgjuar dhe mendimin e SHISH drejtuesi i institucionit nuk gjen vend ta lëmë ta zgjedhë kur të dojë e mblidhemi ne i vihemi në dispozicion që në vend të japin këta llogari", tha Salianji.

Seancën e vijoi kryetari i Komisionit, Nasip Naço, i cili tha se do të ketë edhe një mbledhje tjetër kur të jetë i pranishëm edhe kreu i SHISH. 

Ndërkohë që më pas e mori fjalën përfaqësuesja e SHISH e cila tha se me ligjin e ri bëhet i mundur trajtimi me dinjitet i punonjësve që ndërpresin marrëdhënien financiare të punës kur arrijnë 57 vjeç, para kohës për dalje në pension të plotë që përkon me 65 vjet për burrat e 61.5 për gratë. Shihet si mundësi për ta rivitalizuar institucionin e për të rekrutuar mosha të reja me energji të re e për ecifencë më të lartë për realizimin e shërbimit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?