Presidenti i Republikës, Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat apo titullarët e institucioneve në varësi të tyre, me qëllim realizimin me efektivitet dhe eficiencë të misionit dhe objektivave të institucionit, që drejtojnë, kanë të drejtë për të marrë këshillimin e duhur për çështje specifike, të kenë këshilltarë të jashtëm apo ndihmës të jashtëm.
Por sa mund të paguhet një këshilltar i jashtëm i një drejtuesi shteti?
Në fletoren zyrtare të 21 qershorit 2023 janë publikuar të kategorizuar paga e këtyre këshilltarëve të cilët emërohen nga vetë drejtuesit e institucioneve dhe pagesa përcaktohet nga ata
Paga më e lartë është ajo e këshilltarit të presidentit dhe e kryeministrit që shkon deri në masën 130 mijë lekë ndërkohë këshilltarët e jashtëm të titullarëve e institucioneve në varësi të Kryeministrit apo ministrave paga u shkon në masën deri në 110 000 (njëqind e dhjetë mijë) lekë në muaj.
Paga e për këshilltarët e jashtëm të kryeministrit të emëruar prej tij, deri në 130 000 (njëqind e tridhjetë mijë) lekë në muaj
Kryeministri me këshilltar të jashtëm shtetas i huaj
Ndërkohë kryeministri ka të drejtë të angazhojë këshilltarë të jashtëm edhe shtetas të huaj, ekspertë apo konsulentë të njohur ndërkombëtarisht me një pagesë jo më shumë se 1 milionë lekë në muaj.
“Përjashtimisht, Kryeministri ka të drejtë të angazhojë si këshilltarë të jashtëm edhe shtetas të huaj, ekspertë/konsulentë të njohur ndërkombëtarisht, me një pagesë jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë në muaj, për një periudhë angazhimi jo më shumë sesa kohëzgjatja e mandatit të tij” thuhet në pikën 3 të vendimit nr 325, datë 31 maj 2023.
Sa paguhen ekspertët në institucione
Gjithashtu janë përcaktuar dhe pagat bazë mujore të nëpunësve në pozicionet “ekspertë”, në qendrat e ekselencës, pjesë e strukturës dhe organikës së institucioneve të administratës shtetërore.
Ekspert i kategorisë së dytë, 129 000 (njëqind e njëzet e nëntë mijë) lekë në muaj.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për pagat e reja, fillojnë nga data 1 prill 2023.
Me këtë vendim shfuqizohet vendimi nr. 187, datë 8.3.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike”
Projektligji për rritjen e pagave u miratua më 25 maj 2023 dhe u dekretua disa ditë më pas nga presidenti Bajram Begaj.
(Kliko këtu për të lexuar vendimet e plota)