Reforma e pagave kërkon ta kthejë administratën publike në sa më profesionale dhe tërheqëse në tregun e punës, duke nxitur inovacionin dhe konkurrueshmërinë
Reforma e pagave përbën një ndryshim thelbësor në politikën buxhetore të Shqipërisë.
Për çdo dy lekë të ardhura të mbledhura nga taksat dhe tatimet, nëpërmjet reformës, një lek shkon për transferta direkte, paga, pensione dhe ndihmë ekonomike.
Më 25 maj, Ministria e Financave dhe Ekonomisë prezantoi në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për rritjen e pagave për administratën shtetërore.
Ky projektligj i kthyer në ligj me votimin e deputetëve të Kuvendit në seancë plenare dy ditë më vonë, po synon një reformë të plotë dhe të thellë të pagave, duke e nisur nga hierarkia shtetërore e pagave, e deri kompetencat në fushën e pagave apo trajtimet, si dhe përfitimet e tjera financiare të të punësuarve në administratën shtetërore.
Reforma kërkon ta kthejë administratën publike në sa më profesionale dhe tërheqëse në tregun e punës, duke nxitur inovacionin dhe konkurrueshmërinë. Qeveria ka marrë përsipër brenda një viti, deri në korrik 2024, një shtim deri pak vite më parë të pamenduar në këto nivele të larta, duke e çuar pagën mesatare të nëpunësit publik (kemi mbi 131 mijë të tillë) në nivelin e 900 eurove, në harkun e një viti.
Sa do më shtohet paga më 1 korrik 2023?
Sipas planit të qeverisë, nga 100 mijë lekë të vjetra në muaj për ata me pagë minimale, në 250-320 mijë lekë të vjetra në muaj, për të gjithë punonjësit në shtet me pagë afër pagës mesatare. Qeveria u kujtua vonë për të rritur rrogat, por më mirë vonë se kurrë, thotë populli.
Sa do më rritet paga më 1 korrik 2023?
Lind pyetja, çfarë e nxiti qeverinë të shikojë me ngulm rritjen e pagës mesatare bruto të 180 mijë punonjësve të saj? A është kjo paga që duam? Që të mos braktisim në masë vendin tonë? Do e arrijmë vallë?
Sot, paga mesatare në vend, sipas INSTAT, është 66 mijë lekë ose 580 euro. Vendimi për të rritur pagën në administratën publike me 45 përqind nga niveli i tanishëm, brenda një viti, është një vendim sa kurajoz aq pozitiv, i pritur prej shumë kohësh, i domosdoshëm për të gjitha kategoritë e punës dhe strukturën e pagave në sektorin publik.
Paga mesatare në shtet 2014-2024
Po paga minimale?
Qeveria ka vijuar ndërkohë me reformën e rritjes së pagës minimale. Nga 1 prilli 2023, ky nivel page është rritur me 6 mijë lekë, duke arritur në 40 mijë lekë në muaj. Synimi i qeverise është që brenda vitit 2025, paga minimale të shkojë në vlerën 45 mijë lekë, ose 405 euro në muaj. Kjo është një politikë që kërkon t’u vijë në ndihmë punonjësve në shtet me të ardhura më të pakta.
Më 1 prill 2023, paga minimale e bë e treta pagë minimale më e lartë në rajon, baraz me pagën minimale në Maqedoninë e Veriut. Janë 200 mijë qytetarë që marrin pagë minimale në Shqipëri. Paga e tyre një vit më vonë, do të rritet me 50 mijë lekë të vjetra në muaj.
Paga në shtet dhe paga në privat
Paketa qeveritare e reformës së pagave do të shërbejë edhe si nxitje për rritjen e mëtejshme të pagave edhe në sektorin privat. Administrata publike punëson sot rreth 131 mijë punonjës, në sektorë si arsim publik, shëndetësi publike, administratë publike qendrore dhe vendore, në polici, ushtri, ndërmarrje shtetërore aksionere, etj. Sektori privat, i cili jep më shumë se 80 përqind të prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit, punëson më shumë se një milion punonjës në Shqipëri. Një pjesë e mirë e punonjësve në sektorin privat, rreth 40 përqind, janë të vetëpunësuar në bujqësi.
RRITJA TOTALE NË KRAHASIM ME SOT: 42%!
Niveli i pagave, më shumë se sa një politikë sociale, varet nga produktiviteti(sasia e mallrave dhe shërbimeve që prodhon në njësinë e kohës) i ekonomisë dhe mundësitë financiare që ka vendi për të zbatuar një politikë të pagave më të larta minimale dhe mesatare.
Shtimi i ndjeshëm i pagës mesatare në shtet do të shërbejë si presion pozitiv edhe për rritjen e pagës mesatare në ekonominë shqiptare. Tek ne, prej vitesh ka pasur një hendek lidhur me nivelin e pagave minimale dhe mesatare, krahasuar me vendet e rajonit, të afërta me nivelin e fuqisë blerëse të vendit tonë, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Paga mesatare 900 euro: mision i mundur!
Paga mesatare bruto(pa taksat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore), është rritur ngadalë gjatë nëndë viteve 2013-2021. Nga 45.5 mijë lekë që ishte në vitin 2014, viti i parë që INSTAT raporton pagën mesatare, ajo arriti në 66 mijë lekë pas 9 vitesh në 2022-in, me një rritje të paindeksuar me inflacionin, prej 45 përqind. Gjatë vitit 2022, pagat u rritën me shtim dyshifror, nga presioni i inflacionit të lartë dhe nga presioni i mungesës së punonjësve, me pothuajse të gjitha bizneset që raportonin vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë, deri në nivele 55 mijë-60 mijë punonjës në mungesë dhe në kërkim për t’i gjetur.
Tabela 5. Pse paga mesatare 900 euro është mision i mundur?
· Për të rritur pagën e 131 mijë punonjësve në shtet(buxhetorë, bashki, sh.a) deri në kufirin 900 euro(102 mijë lekë), qeverisë i duhen 39 miliardë lekë ose 363 milionë euro shtesë(sipas këmbimit 1 euro sot) brenda 12 muajve!
· I ka ajo këto para?
PO!!!
Ku i ka?
1. Sufiçit nga inflacioni i lartë(Viti 2022 dha 470 mln euro më shumë. Pritet dhe 2023 të japë 230 mln euro më shumë, ndërsa 2024 do japë 120 mln euro)
2. Fiskalizimi po sjell ulje të informalitetit. Më pak informalitet, më shumë të ardhura në buxhet. Shtim të ardhurash 75 mln euro në vit
3. Mirëadministrim tatimor 2023-2024: Shtim të ardhurash 40 mln euro në vit
Reforma e pagave synon të përmirësojë edhe hierarkinë e tyre, për të tërhequr e mbajtur në administratë punonjësit e kualifikuar. Ajo realizon një lidhje të drejtpërdrejtë midis pozicionit të punës dhe përgjegjësisë përkatëse, me pagën që punonjësi do të marrë këtej e tutje në shtet.
Reforma përbën një ndryshim thelbësor në politikën buxhetore dhe fiskale të Shqipërisë. Është ndryshim historik, pasi ajo e sjell politikën buxhetore më shumë në shërbim të qytetarëve. Për çdo dy lekë të ardhura të mbledhura nga taksat dhe tatimet, nëpërmjet reformës, një lek shkon për transferta direkte, paga, pensione dhe ndihmë ekonomike. Gjysma e parave të buxhetit të shtetit shkon drejtpërdrejtë të qytetarët, ndërsa gjysma tjetër për përmirësimin e shërbimeve, investime dhe të tjera aktivitete buxhetore.
Me këtë reformë, paga në arsimin publik rritet me 72.4 % dhe në shëndetësine publike me 99.2 %. Rritje të tjera të ndjeshme do të pësojë paga mesatare edhe në sektorë të tjerë të administratës shtetërore.
po eurobondin qe bleu qeveria per cfare do shkoje???? te beje gjithe kete analize qeveria kushedi do paraprinte gjithe qeverite europiane
Përgjigju