Tirane- Kërkoj staf por pagën e kursej! Kjo është situata në sektorin privat në vend, ku edhe pse janë në vështirësi për punonjës stimulimi me pagë më të lartë mungon.
“Çdo kush që ofron një punë pret të marrë në këmbim një pagë për shërbimin që ofron. Nëse nuk ndodh pakënaqësia e punonjësit do të jetë e lartë dhe mundësia që të gjesh punonjës të jetë e vështirë”, thotë eksperti Erion Muça.
Eksperti për çështjet e punësimit Erion Muça shprehet se mentaliteti i bizneseve po e dëmton tregun e punës, pasi punonjësi konsiderohet si kosto.
“Duhet të ndryshojë mendësia e sipërmarrësit për trajtuar punonjësin e tij si investim të rëndësishëm dhe jo si kosto e shtuar në funksion të punës. T'a trajtojë që të rrisë produktivitetin”, thotë Muça.
Gjatë sezonit veror paga mesatare në sektorin privat u ul nga 70.430 lekë që ishte në 69.534 lekë. Kjo sjellje thotë eksperti dëmton edhe vetë biznesin.
“Trajtimi i denjë i punonjësit ndikon në rritjen e prestigjit të kompanisë. Por sot bizneset e konsiderojnë zhvillimin e kompanisë arritje personale dhe jo punë e punonjësit”, shprehet Muça.
Më shumë se 354 mijë shqiptarë paguhen më pak se 2300 lekë në ditë. Shifrat e INSTAT tregojnë se më shumë se gjysma e punonjësve nuk e arrijnë pagën mesatare 77 mijë lekë. Mungesa e pasqyrimit të një rritjeje të fortë rrogash, lidhet me informalitetin në tregun e punës, ku qindra subjekte nuk i deklarojnë pagat reale të punonjësve, pasi rezulton se 1 në 4 biznese ka nëndeklaruar pagat e punonjësve deri në nëntor.
Shtator 2024 77.669 lekë
RRITJA +2,555 lekë
Qershor 2024 70.430 lekë 85.901 lekë
Shtator 2024 69.534 lekë 96.856 lekë
Rënia -887 lekë +10,955 lekë
vec kesaj, 70% nuk deklarojne shifni kastratin, salillarin, pespen, mektrinin etj etj.... ca behet
Përgjigjuore po sikur jemi ne kapitalizem , apo e harruam parimmin : kerkese oferte. Nejse disa do preken nga ky mesazh sepse realisht politikat e qeverise shqiptare jane te gabuara ose jo te sakta. por po kritikove shtetin , ktu te bejne armik te popullit , si qemoti. per sa kohe e kemi prishur traditen dhe parimet shqiptare, keshtu do vuajme te gjithe. INTERESI si tja fusesh tjetrit , kjo eshte fryma SOT. mjere ne per drejtuesit qe kemi.
PërgjigjuVetem patronazhistet meritojne rroga te larta, te tjeret le te vdesin per buke.
Përgjigjupersa i perket pages nuk eskte 70000 sic thote eksperti por 35000 dhe per kete arsye nuk po ngelet mosh e re ne Shqiperi e prape nuk vene mend
Përgjigju