21 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë rezultojnë se kanë përfituar bonus qiraje sikur banojnë në Tiranë, gjatë pushimeve verore, në muajin gusht 2020. Ligjvënësit kanë përfituar nga buxheti i shtetit 35 000 lekë ose 330 USD secili, ndërsa kanë qenë duke shijuar pushimet. Përfituesit janë Kostaq Papa, Selami Jenishehri, Nikolin Staka, Fatjona Dhimitri, Eugen Bojaxhiu, Vasil Sterjovski, Artemis Dralo, Halil Jakimi, Arlind Çacani, Ediola Braha, Nimet Musaj, Enada Kapllani, Senida Mesi, Dritan Bici, Luan Harusha, Edmond Leka, Xhevit Bushaj, Edlira Bode, Antoneta Dhima, Fadil Nasufi dhe Fatmir Velaj.
Kuvendi i Shqipërisë ndërpreu punimet në 30 korrik 2020, në kuadër të mbylljes së sesionit parlamentar dhe pushimeve verore. Punimet rifilluan në datën 7 shtator 2020. Gjatë kësaj periudhe, 116 deputetë e Kuvendit nuk kanë përfituar dieta për udhëtime brenda dhe jashtë vendit, as pagesa për telefon dhe karburant, as honorare apo pagesa për fjetje në hotel, por vetëm pagën bazë bruto 156,770 lekë ose neto 118,215 lekë. Përjashtim përbëjnë vetëm deputetë që pretendojnë se nuk kanë një banesë në Tiranë dhe që jetojnë në kryeqytet me qira.
Deputetët e lartpërmendur kanë përfituar pagesa për qiranë edhe gjatë periudhës së karantinës së përgjithshme. Gjatë kësaj periudhe 71 deputetë kanë përfituar deri në 750 USD në muaj dieta, ndërsa 110 deputetë kanë përfituar 160 USD për telefon dhe rreth 350 USD secili për karburant. Që në muajin prill 2020, në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj nga Erion Piciri, i cili parashikon përgjysmimin e pagave të deputetëve si dhe kufizimin e përfitimeve të tjera. Por, kjo nismë ligjore nuk është parashikuar për t’u shqyrtuar në komisionet parlamentare përkatëse.
(Kliko këtu për të lexuar Përfitimet dhe pagat e deputetëve gjatë muajt gusht 2020)
(Kliko këtu për të lexuar Përfitimet dhe pagat e deputetëve gjatë muajt gusht 2020)
Mire qirane se nuk e nderpret dot kontraten per nje muaj, sepse do kthehet prap ne shtator. Por gjeja me e pakuptimte me duken dietat dhe sidomos telefoni. Nuk arrij te kuptoj perse duhen mbi 120 mije leke telefon, kur sot me nje kontrate maksimale nga operatoret mund te paguash jo me shume se 20-30 mije leke dhe ke kohe bisede, sms dhe internet pa limit. I bie qe vetem me telefonin te kursehet te pakten 100 mije leke ne muaj per cdo deputet. Me nje llogari te thjeshte i bie 140 deputete shumezim per 100 mije leke , 14 milion leke te vjeter ne muaj, shumezim per 12 muaj te vitit? Kursehen me shume se 150 milion leke ne vit, me te cilat mund te ndertohet nje shkolle. Ku jane keta gazetaret investigative qe gjoja zbulojne inceneratoret apo ata qe zbulojne skandalet neper institucione..?!
Përgjigjubjerini ne top, mos e zgjasni me
Përgjigju