Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Pagesat e dyshimta ruse, ish-deputeti padi në SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi: Kryen korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash

31 Mars 2023, 20:07| Përditesimi: 31 Mars 2023, 21:00

  • Share

Pas lajmit të përfshirjes së Monika Kryemadhit në financimet ruse, ish-deputeti Halit Valteri ka bërë sërish kallëzim në SPAK për deputeten e Partisë së Lirisë dhe Ilir Metën që i akuzon për fshehje të ardhurash, korrupsion dhe çelje të llogarive anonime. Ai ka renditur 5 vepra penale për të cilat ka paditur ish Presidentin dhe bashkëshorten e tij për përfshirje në financimet ruse.

Në kallëzim ka përfshirë prova si CD, artikuj, të dhëna bankare, linja fluturimi, adresat e kompanive.

Veprat penale që renditi Halit Valteri

1.Korrupsion i Pasiv i Zyrtareve Te Larte Ose Te Zgjedhurve Vendore, Neni 260 i Kodit Penal.

2.Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Neni 287 i Kodit Penal

3.Fshehja e te ardhurave, Neni 180 Kodit Penal

4.Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, Neni 301 i Kodit Penal.

.Çelja e llogarive anonime, Neni 287 i Kodit Penal.

I ftuar në ‘Zona Zero’, Valteri tha se kallëzimi vjen pas artikullit të Eureporter që tregon skandalin ku çifti është i përfshirë në lobime ruse dhe kompani të lidhura ngushtë me Kremlinin dhe kanë bërë transfera për kompani off-shore me emrat e tyre personal. Sipas Valterit, Meta dhe Kryemadhi posedojnë kompani ku kanë bërë lëvizje të ndryshme bankare dhe nuk i kanë dekluar.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka cilësuar shpifje akuzat për lidhjet e saj me politikanë rusë në parajsat fiskale. Ajo akuzon se kryeministri Edi Rama ka përdorur shërbime të huaja për të prodhuar fushatën e shpifjeve. Në deklaratën për mediat, ish kryetarja e LSI tha se nuk ka llogari bankare apo marrëdhënie biznesi jashtë Shqipërisë.

Një ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Në letrën dërguar në email për disa media tregohen detajet dhe provat e lidhjeve ruse, të Kryemadhit me kompanitë që janë denoncuar si sponsorë të partisë së Vladimir Putinit në Rusi.

Në artikullin e Eu Reporter shkruhet se provat janë tre transferta bankare nga Monika Kryemadhi të cilat tregojnë se në vitin 2017 ajo ka marrë dy pagesa nga Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro dhe ka bërë një pagesë për Vradus Holdings Limited, një tjetër kompani sërish e inkorporuar në Qipro.

Komento

Komente

  • Pranvera kopshti: 01/04/2023 12:57

    Kush vjedh privatin apo shtetin te denohet.drejtesia te veproj dhe shpejt.te kontrollohen edhe pasurite e policise rajonale sepse ato na Kan rrjepur.cdo ndertimi(pa leje ) eshte bere me lejen e policise perballe pagesave .nje Kat shtepi private 1mln leke .policet Jan korrupsioni i vertete

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/04/2023 11:39

    Halit Valteri ështé vetëm shqipfolës i shiptarizuar nga sistimi fashist enverist. Sot ështé multi milioner (euro ) nga spiunazhi dhe shantazhet që i bën. Paguhet nga Edvin shkjau shqipfolës dhe serbia

    Përgjigju
    • samiu: 01/04/2023 20:53

      ti vrtem arbror nuk je

  • Dori: 01/04/2023 09:00

    Kot lodheni,nuk ka drejtesi qe ndalon Berishen e Meten

    Përgjigju
  • +×÷=: 01/04/2023 08:28

    Cifti Meta-Monika jane vrases dhe hajna ma te rrezikshem te ktij populli dhe immorale skan lan gja pa ba ne shpin te toks.

    Përgjigju
    • Pezaku: 01/04/2023 09:13

      Spaku te HETOI dhe pStaj te bejme komentet mbi bazen e provave te VERTETA

  • Ina: 01/04/2023 02:38

    Urojme qe SPAK ti hetoje dhe ngreje akuze, ndersa Gjykata ti gjykoje dhe bazuar ne prova ti denoje te dy. Gjithashtu, urojme qe me te njejtin "pasion" deputete apo ish deputete, gazetare dhe qytetare, njesoj te adresojne ne SPAK krimet dhe aferat e Kryeministrit Edi Rama. Mjafton vetem fakti qe ka jetuar, punuar, bashkepunuar, perfituar, shfrytezuar dhe vazhdon me te njejtin intensitet te veproje se bashku me elemente te tille kriminale si cifti Meta-Kryemadhi, Ahmetaj, Tahiri, Doshi,Frroku, Koka, apo deri larg ne SHBA i akuzuari McGonigal, e shume e shume profile te mesme dhe ulta te kriminalo-politike!!!

    Përgjigju
  • fatosi: 01/04/2023 01:09

    ky cift plehrash duhen varur,,njeri ne rrapet e skraparit,, dhe tjetri ne rrepet e dibres...dhe pasuria ti kaloje shtepive te femijeve jetime per pushime verore ne lalez...

    Përgjigju
  • ksx: 31/03/2023 21:56

    SPAK fshin bythen me padite e bera ndaj Berishes dhe ciftit Meta. SPAK eshte thjesht nje studio ligjore qe mbron Berishen dhe Meten nga ligji.

    Përgjigju
  • Jimmy: 31/03/2023 20:26

    Vetem per keta do kenaqem qe ti rasin brenda!!jane 2 me e korruptuar!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?