Dosja për 700 mijë $ lobim të LSI-së në SHBA, Petrit Vasili në SPAK! Nënkryetari i PL-së: U përgjigja ca pyetjeve, pyesni Prokurorinë

21 Korrik 2023, 10:33| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 13:36

  • Share

Prokuroria e Posaçme mori në pyetje nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në lidhje me hetimet për lobimin 700 mijë dollarësh të LSI-së në SHBA në vitet 2016-2017.

Vasili është dëshmitari i dytë që thirret në SPAK për këtë çështje, pas Endrit Brahimllarit, që u mor në pyetje në prill të këtij viti për financimet e përdorura nga LSI për lobim jashtë vendit.

Hetimet e SPAK, nisën për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pa emër personi të dyshuar, pas kallëzimit të ish deputetit Halit Valteri, që akuzoi partinë e drejtuar asokohe nga Ilir Meta, se ka paguar 700 mijë dollarë për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin republikan Ronald Trump.

Më 16 maj të vitit të kaluar, gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një artikull ku theksoi se Meta pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote për të siguruar foton në ceremoninë e inaugurimit të Trump. Për efekt të këtij hetimi, prokuroria ka dërguar letërporosi në SHBA, duke kërkuar faturat dhe dokumentet e tjera atje, ndërkohë që u ka kërkuar informacion edhe bankave në Shqipëri. Meta i ka hedhur poshtë akuzat ndërkohë që dokumentet e dorëzuara në autoritetet amerikane tregojnë se në fillim të vitit 2017, LSI ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. Emra të tjerë të përfshirë në transaksione janë avokati Iraklis Fidetzis, dhe kompania “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Në raportin vjetor financiar për vitin 2017, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka raportuar shpenzime për konsulencë dhe lobim në vlerën 3.3 milionë lekë, konkretisht 1,414,465 lekë me kompaninë JPM Strategic Solution LLc USA dhe shërbime konsulence me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1,942,500 lekë. KQZ në një raport thekson se LSI nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash shpenzimet për këto kontrata.

Ora 11:50
Lobimi i LSI-së në SHBA, Vasili: U pyeta si person që kisha dijeni, pyesni SPAK-un për detaje

 

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili është prononcuar pas paraqitjes së tij në SPAK. Vasili tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë. Sidoqoftë gazetarja, Keti Banushi thotë se u pyet për lobimin e LSI-së në SHBA.

“U thirra si person në dijeni. Kisha ca pyetje u përgjigja. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un.”- thotë Vasili.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • PetriQIs VasiliQIs: 21/07/2023 17:39

    Peço HAJDUTI béhu gati , sepse kèto Akuza janè pérkèdhelje pèr ty HALĒ , krahasuar me VJEDHJET , GRABITJET dhe PLAÇKITJET qè ke bèrè tek Ministria e SHÉNDETÉSISÈ dhe Ministria e (PA)DREJTÉSISÉ !!! PećoKRYE HAJDUTI : Peço GRABIRQARI : Peço PLACKITÈSI : Peço HALEJA : Peço ZAGARI : Peço GJAK PIRÉSI : Peço BANDITI : Peço KRYE KUSARI : Peço GJAK PRISHURI : Peço KÉRMA Peço FUNDÉRRINA : Peço FEKALJA e PARICIKLUESHME ! Té DÉNOHET me 10 BURGIME té PÉRJETSHME ,pa té drejtè lirie me KUSHT dhe ti KONFISKOHET gjithçka qè Petrit KRYEHAJDUT Vasili disponon !! Té DÈNOHET edhe pèr SHPOPULLIM té SHQIPÈRISÈ , RRÉNIM té EKONOMISÈ tè FAMILJEVE SHQIPTARE , siç edhe pèr GENOCID , sepse ka VJEDHUR dhe GRABITUR MILIARDA €URO , POPULLIT tè Varfèr SHQIPTAR !!!! BURG BURG BURG BURG BURG BURG BUGG BURG pèrjeté Petrit MUT Vasilit

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/07/2023 16:44

    Èshtè ca me zemèr tè dobèt edhe Petrit Vasili. Pas 2 ditèsh burg, kèndon si bilbil ai, edhe pèr ato gjèra qè SPAK nuk e pyet fare. Vetèm vèrini prangat njèherè. Trimat e xha Jahos, nuk janè ashtu siç i kemi parè nè kèto 35 vjet, jo.!!!

    Përgjigju
  • Ridi: 21/07/2023 14:40

    I ben by.ha pse, pse tani. E din se edhe iliri ja fut pa frike

    Përgjigju
  • Kistra: 21/07/2023 12:17

    Keto ceshtje jane therrime, merruni me CEZ-DIA ore SPAK leshi! Edhe keto patjeter, por jane disa te tjera me prioritare.

    Përgjigju
  • Drini: 21/07/2023 12:01

    Pecooooo ,ke ngrene corben e prishur te likes. Ta krodhi lika. Bej ca burg per babaliken se boll ke vjedhur

    Përgjigju
  • e drejta: 21/07/2023 11:45

    PO PSE KAMUFLOHET KY QELIBARI I LESH E LISE...

    Përgjigju
  • anna: 21/07/2023 11:06

    Mos u tut Petrika Kokemadhi

    Përgjigju
  • Puçisti numr 2: 21/07/2023 10:46

    Ilir Metaj

    Përgjigju
    • Italia si moter: 21/07/2023 15:27

      Te ka ikur zeri more i mjere nuk bilbilos dote ,e hengre si Koka dhe Bllako .te fala doktoleshes honorifike mona

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?