Foto ilustruese

Ekonomi

Pagesë me këste për debitorët e energjisë deri në dhjetor 2023, OSHEE: Kush paguan shumën menjëherë, i falet kamatvonesa

22 Korrik, 14:16| Përditesimi: 22 Korrik, 14:20

  • Share

Të gjithë abonentëve që kanë fatura të papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor të vitit 2023, OSHEE do t’u japë një mundësi të dytë që t’i shlyejnë me këste mujore të lehtësuara.

“Furnizuesi i Shërbimit Universal”, pjesë e “OSHEE Group” bën me dije se për personat me ndihmë ekonomike dhe pensionistët, këstet fillojnë nga 1,200 lekë në muaj, deri në 240 këste.

Për klientët familjarë, vlera mujore e pagesës është 2800 lekë. Ndërkohë sa u përket bizneseve dhe institucioneve, do të kenë mundësinë t’i shlyejnë borxhet deri në 120 këste, në varësi të detyrimeve që kanë.

Nëse abonentët debitorë e paguajnë të gjithë shumën menjëherë, atëherë kamatëvonesa falet.

"Nëse keni fatura të papaguara për energjinë elektrike deri në 31 dhjetor 2023, FSHU pjesë e OSHEE GROUP, ju ofron mundësinë t’i shlyeni me këste mujore të përshtatura sipas mundësive tuaja. Për individët me ndihmë ekonomike apo pensionistë, këstet fillojnë nga 1,200 lekë në muaj, deri në 240 këste. Për klientët familjarë – nga 2,800 lekë/muaj. Bizneset dhe institucionet? Deri në 120 këste, sipas vlerës së detyrimit. Dhe, nëse paguani të gjithë shumën menjëherë, përfitoni deri në 100% ulje të kamatës", njofton OSHEE.
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?