‘Pagesën e ke bërë gjatë luftës’, ish-luftëtari i UÇK tregon i emocionuar për Report Tv: Ndihesh i vlerësuar! Ja si më falënderoi një djalë në karrocë

22 Qershor 2022, 14:17| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 15:15

  • Share

Xhevdet Qeriqi, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtari të Kosovës, i emocionoi të gjithë dje kur publikoi lajmin se një klinikë mjekësore nuk i ka marrë asnjë pagesë gruas së tij pas kontrolleve mjekësore duke i shkruar në faturë se pagesën e ka bërë i shoqi në vitin 1999.

Ai sot ishte i ftuar në një intervistë në 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv dhe tha se e ka ndjerë vetën shumë të vlerësuar për atë kontribut që ka dhënë për vendin.

“Unë jam invalid i luftës, jam plagosur në një betejë në vitin 1998 dhe në vazhdimësi jam ballafaquar me problem me shëndetin. Në rastin konkret ka qenë bashkëshortja ime që I ka kryer këto kontrolle. Mjeku e ka pyetur për mua dhe pasta ai ka marrë atë vendim dhe I ka thënë që ‘këtë përcilljani bashkëshortit tuaj se ai e ka bërë pagesën në vitin 1999. Gruaja më tha se ishte në lot prej emocionove nga nderi që u bë. Letra emocionoi gjithë familjen sepse kemi parë veten tëv vlerësuar për atë kontribut sado të vogël që kemi dhënë për vendin”, tha ish-luftëtari i UÇK në bashkëbisedimin me gazetarin Andi Kapxhiu. 

Qeriqi tregon me emocione edhe një rast tjetër kur është ndjerë vërtet i vlerësuar.

“Ka qenë edhe një rast tjetër që më ka emocionuar. Kur një person me karrocë që jetonte në perëndim. Ai ka porositur kamerierin që 50 euro t’ia çosh atij personi atje. Unë iu afrova dhe I thashë që ‘ne duhet të kujdesemi për ju’. Ai më tha që unë sot kam mundësi të vij I lirë në Kosovë dhe ju boll jeni kujdes për ne. Pra ka qenë emocion i jashtëzakonshëm”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, Xhevdet Qeriqi, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtari të Kosovës.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?