Pagoi Nuredin Dumanin me 120 mijë euro që të vriste gruan, avokati Alban Bengasi lihet në burg! Flet në gjykatë: Ju kanë futur në një rrugë pa krye

8 Shtator 2023, 13:35| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 15:37

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posacme i njoftoi masën 'arrest me burg' avokatit Alban Bengasi, i arrestuar tri ditë më parë në Rinas, teksa kthehej nga Dubai pasi ishte shpallur në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. I akuzuari për dhunë në familje, pasi i dha 120 mijë euro grupit të Nuredin Dumanit për të vrarë ish-bashkëshorten, e mohoi akuzën në seancë.

"Ju kanë futur në një rrugë pa krye, ju kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, ka thënë ai para gjykatës.

Burime nga SPAK, thonë se ndaj avokatit është ngritur akuza e grupit të strukturuar kriminal të vrasjeve dhe krimeve të tjera me pagesë, ku bënte pjesë edhe Nuredin Dumani dhe të pandehurit e tjerë përfshirë edhe 12 persona në kërkim.

Në njoftimin e publikuar në 11 gusht, për dërgimin e dosjes në gjyq, SPAK rendit si episod të 17 dhunën në familje të ushtruar ndaj bashkëshortes së Alban Bengasit, shtetases Blerta Bengasi.

Episodi ka ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30’, në rrugën 'Mihal Grameno', Tiranë ku e dëmtuara është dhunuar ndërsa i penduari Nuredin Dumani, ka dëshmuar para hetuesve se avokati kërkonte fillimisht dëmtime të rënda fizike për ish gruan e më pas vrasjen e saj. Këtë kërkesë të fundit, Nuredin Dumani pretendoi se e ka refuzuar për shkak të pagesës. Avokati Alban Bengasi iu shmang drejtësisë nga muaji maj 2022 deri pak ditë më parë kur u arrestua teksa kthehej nga Dubai, një vend pa marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë.

Sipas SPAK Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra  pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.

Më shumë se 3 vite pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tini: 08/09/2023 16:13

    Nje plehre ka qenë dhe kur shetiste neper Tirane si avokat, se i paafte, po se po! Shpresoj qe denimi te jete shembull i mirë, per ato qe perdhunojne, vrasin femra. Trafikant, kriminel dhe pak idiot ( mirë per policine, se i erdhi me poste nga Dubai, shteti I kontrabandisteve e prostitutave te luksit)!

    Përgjigju
  • Gripi: 08/09/2023 14:40

    Cojeni ne qeli me Gjerrgj Cukalin qe ti kalojne ditet bashke meqe e ka patur badhkepunetor ne krime dhe organizime vrasjesh. Faktet, deshmite dhe pasojat perputhen ne harmoni te plote o palo avokat sekser. Nuk ke asnje shanc per te dale i lare nga llumi ku ke qene dhe je futur. I vetmi shanc te te ulet denimi eshte te kthehesh ne i penduar. Edhe nje analize per perdorim kokaine dhe i vihet kapak dosjes tende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?