Cllevio dhe makina e djegur e Kozak Braçit

Kronikë

Pagoi dy persona me 1500 euro për t’i djegur makinën Kozak Braçit, 'Cllevio' pritet të ekstradohet sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe

8 Tetor, 10:24| Përditesimi: 8 Tetor, 11:55

  • Share

Kleviol Ahmeti, i njohur “Cllevio”, do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku qëndron prej disa kohësh.

Burime për Report Tv nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se Ahmeti ka shprehur vetë dëshirën për të ardhur dhe përballur me akuzat, i shpallur në kërkim për djegien e makinës së personazhit të rrjeteve sociale Kozak Braçit, pasi pagoi 2 persona me 1500 euro.

Në pranga për djegien e makinës luksoze tip “GLE Benz” me vlerë rreth 50 mijë euro të Kozak Braçit kanë rënë, Dorian Limushaj 40 vjeç dhe Markelino Laho 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. 

Ahmeti është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më parë ka qenë i dënuar për trafik droge.

Po ashtu ndaj Cllevios, ka një denoncim edhe reperi Noizy, i cili e ka kallëzuar në polici të riun se e ka përndjekur në rrjetet sociale.

A.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?