Kronikë

Pagoi me kartëmonedhë false në karburant, pranga të riut në Korçë

19 Gusht, 10:31| Përditesimi: 19 Gusht, 11:20

  • Share

KORÇË- Një 25-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka paguar me kartmonedhë false. Blutë e Korçës informojnë se i riu kishte ndaluar për të furnizuar mjetin me karburant, por në përfundim ka paguar me një kartëmonedhë false.

Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 4 pasaporta të tij, të cilat 25-vjeçari Kledion Bregu i kishte deklaruar të humbura.      

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga punonjësi i një pike karburanti, se një shtetas që kishte furnizuar automjetin, me karburant, kishte paguar me një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar, kanë kryer veprimet hetimore dhe si rezultat kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin:   

K. B., 25 vjeç, banues në Korçë. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 4 pasaporta të tij, të cilat 25-vjeçari i kishte deklaruar të humbura”, njoftoi policia.     

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Falsifikimi i monedhave" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave apo i formularëve".

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?