Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish gruan, GJKKO dënon me 2 vite burg ish avokatin Alban Bengasi

9 Maj, 16:42| Përditesimi: 9 Maj, 22:04

  • Share

TIRANE- Gjykata e Posaçme dënoi sot me dy vite burg ish avokatin Alban Bengasi. Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pasi pagi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish bashkëshorten e tij.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar që është pranuar, Bengasi do të vuajë përfundimisht 1.4 vite burg. Ndërsa SPAK kërkoi dënimin e tij me 4.4 vite burg.

Rasti i tij u zbulua nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ku thuhej se avokati kishte ofruar 120 mijë euro për të kryer ekzekutimin, por Dumani nuk i kishte pranuar duke thënë se nuk merrej me gra.

 Bengasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë  dhe u u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Dubai ku qëndronte prej 16 muajsh në arrati.

SPAK zbardhi  rolin e secilit dhe ngjarjen çfarë ndodhi më 30 janar 2020  në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë. Alban Bengasi (ish bashkëshorti  i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës. I bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, Nuredin Dumani. 
 Nuredin Dumani, është  personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe Eljo Bitri është  ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jusufi: 10/05/2024 14:43

    drejtwsia eshttw turp...avokat qe bashkepunon me kriminele...vetem tek ne ndodh...

    Përgjigju
  • Grupi: 09/05/2024 21:39

    Na e nis numrin o avokat,kur te rifillosh pune....se ngela n burg per nje cigare hashash po bej gati 18 muaj

    Përgjigju
  • Gjkko: 09/05/2024 20:33

    Kjo eshte drejtesia e re. Paguan vrares me pagese per te vrare nje njeri, nje nene, nje femer, e dhunon, e masakron dhe ja hedh me dy vite burg. Kjo eshte drejtesi talebane. Turp turp turp

    Përgjigju
  • Drejtesi e padrejtë: 09/05/2024 19:29

    Po çfarë beni o gjykata???Po pagoi lekë per te vrare njeri o fenomena...me 1vit e 4 muaj do dënohet???Nuk e di,vetëm ne Shqipëri jeta e njeriut ska vler fare...nejse pa merak se do u dali nga hundët cdo gje e padrejtë

    Përgjigju
  • iliri: 09/05/2024 17:20

    dhe te mos ushtroje me punen e avokatit...perjete..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?