Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi

28 Mars, 17:29| Përditesimi: 29 Mars, 01:38

  • Share

TIRANE- Prokuroria e Posaçme i kërkoi sot GJKKO-sw tw  shpallet fajtor ish avokati Alban Bengasi për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Dhune nw Familje ndaj bashkeshortes, sot të ndarë, dhe dënimin e tij me 6.6 vite burg.

Me përfitim të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkon që Bengasi përfundimisht të dënohet me 4 vjet e 4 muaj burgim.

Bengasi akuzohet se ka porositur eliminimin e ish-bashkëshortes së tij, Blerta Ruçi. Rasti i tij u zbulua nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ku thuhej se avokati kishte ofruar 120 mijë euro për të kryer ekzekutimin, por Dumani nuk i kishte pranuar duke thënë se nuk merrej me gra.

Alban Bengasi u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Dubai ku qëndronte prej 16 muajsh në arrati.

SPAK zbardhi  rolin e secilit dhe ngjarjen çfarë ndodhi më 30 janar 2020  në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë.

Rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më datë 30.01.2020, ku rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, në momentin kur shtetasja Blerta Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj me targë AA 282 DI, është dhunuar nga një  person, i cili e ka goditur shumë herë me grushta në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës,  dhe të gojës tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur, njoftoi SPAK

Sipas SPAK  Alban Bengasi (ish bashkëshorti  i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës. I bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani. I pandehuri Nuredin Dumani, është  personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është  ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

 Bengasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?