Erion Hasanbelli dhe Kasandro Noga

Kush është Kasandro Noga! Hasmëria me vëllezërit Hasanbelliu, nga masakra e Sanatoriumit te 6 plumbat në Bruksel

24 Shkurt, 11:20| Përditesimi: 24 Shkurt, 12:24

  • Share

Erion Hasanbelli dhe Kasandro Noga

Kasandro Noga, ndaj të cilit policia caktoi sot masën 'arrest me burg' në mungesë i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, dhe pagoi për vrasjen e Geron Hasanbelliut për hakmarrje, është një njeri shumë i njohur i botës së krimit. Ai njihet për hasmërinë me vëllezërit Erion dhe Geron Hasanbelliu.

Kasandër Noga, u dënua me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit. Ai u arrestua dhe akuzohej për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i cili u qëllua me gjashtë plumba. Tentativa për vrasjen ka filluar për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës.

E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Për shkak të kësaj ngjarjeje të rëndë, u krye hakmarrja nga ana e Hasanbelliut, i cili bashkë me vëllain e shokut të tij, (Dritan Hajdini) ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohet nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut? Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.


Lajmi kryesor:

Zbardhet atentati në ‘Don Bosko’ në janar 2022 ku u vra gabimisht Erion Çela! Shënjestër Geron Hasanbelliu! Kasandër Noga pagoi për ekzekutimin e tij


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?