‘Pagova 185 £ nata në Katar për një dhomë si burgu i Suedisë’, tifozët të zhgënjyer! VIDEO-Brenda dhomave që duket si kamp karantine

19 Nëntor 2022, 20:40| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 20:54

  • Share

Nesër nis Kampionati Botëror, një spektakël i garantuar, mirëpo tifozët që kanë mbërritur në “fshatin” e dedikuar posaçërisht për ka kanë mbetur shumë të zhgënjyer mikpritja.  Një natë në një kontejner kushton plot 185 paund. Pra 185 paund, për që shumë që disa tifozë e kanë krahasuar si një qeli “burgu në Suedi”.

“Është qesharake që unë të paguaj kaq shumë para për të qëndruar në këtë dhomë. Jam i gjatë dhe shtrati im është i vogël. Nuk kam vend për të lëvizur dhe kondicioneri bën aq shumë zhurmë sa nuk mund të fle. Tualeti nuk është tualet dhe është e vështirë të kalosh pa goditur tavolinën ose krevatit. Kjo nuk është mënyra më e mirë për të trajtuar vizitorët. Unë jam biznesmen, por nuk jam i pasur. Kam shpenzuar shumë para për të ardhur këtu dhe nuk po trajtohem mirë. Më vjen keq për këtë dhe jam shumë i zemëruar”, tregon një tifoz.

“Është një ferr. Kondicioneri në kabinë mezi funksionon dhe tingëllon si një avion luftarak që po ngrihet. Edhe nëse e keni të ndezur gjatë gjithë kohës gjatë ditës, sërish është 27C. Nuk mund ta mbash natën sepse është shumë e zhurmshme”, tha njëri.

“Duket më shumë si kamp karantine”, postoi një fans.

"Bros pagoi para për të shkuar në karantinë," tha një tjetër.

“Duket si një burg suedez”, shtoi një tjetër.

DailyMail sjell pamje nga “fshati i tifozëve”, ku shihet një pirg me mbeturina në mes të kontejnerëve, një palestër e improvizuar në natyrë është bosh, e ndërsa një kafe aty pranë, ka shumë pak punë, për shkak se ende nuk kanë mbërritur shumë tifozë. Më shumë ka rije sigurie sesa tifozë, të cilët i sigurojnë se nuk do të kenë probleme të kushteve sigurisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?