Xhuliano Skuka

Paguan 1.2 milionë euro, Metz në Francë 'i jep duart' Xhuliano Skukës

27 Maj 2023, 12:54| Përditesimi: 27 Maj 2023, 12:55

  • Share

Metz në Francë është pranë promovimit në Ligue 1. Në këtë ekip prej pesë muajsh është bën pjesë edhe Xhuliano Skuka. Ish-sulmuesi u largua në janar nga Partizani, me francezët që paguan 1.2 milionë euro. Me vetëm 68 minuta të ndara në 10 paraqitje dhe një gol me rezervat e Metz, Skuka është pranë largimit nga ekipi.

Trajneri Laszlo Boloni nuk i ka kërkuar shërbimet e shqiptarit prej disa ndeshjeve, teksa nuk bën pjesë në listën e të dëmtuarve. "Socios-Metz" bën me dije se shqiptari do bëjë gati "valixhet" në verë, duke mos u konsideruar në ekip. Duket se forma fizike dhe kalimi nga Superliga në Francë ka bërë që sulmuesi i Kombëtares mos përshtatet si duhet me ekipin e ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?