Porti i Durrësit

Pajisi me pasaporta bullgare false 5 turq, arrestohet në Portin e Durrësit 41-vjeçari me origjinë nga Anglia

8 Shkurt 2023, 09:07| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 09:21

  • Share

DURRËS-  Një 41-vjeçar me origjinë nga Anglia është arrestuar në Portin e Durrësit. Ai është kapur duke transportuar 5 turq drejt Italisë. Ndërsa dyshohet se këtyre turqve iu kishte siguruar pasaporta bullgare false.

Policia ndaloi për kontroll 41-vjeçarin dhe aty kanë vënë re që ai po transportonte 5 shtetasit turq dhe më pas iu kanë gjetur edhe pasaportat false. Në pranga kanë rënë edhe 5 turqit të cilët tentuan të largoheshin nga vendi ynë me pasaporta false.

Janë arrestuar 41-vjeçari anglez Joshua Smith, dhe turqit Mehmet Komesogutlu, 29 vjeç, Mehmet Delice, 23 vjeç, Ali Atmaca, 19 vjeç, H. K., 20 vjeç dhe Mehmet Hamurkesen, 31 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?