Kronikë

Pajisja inteligjente në rrugë, Ziu për Report Tv: S'do zhbëjë kontrollet me patrulla! Shoferët me shkelje do futen në filtër! Qytetari do njoftohet me sinjalistikë se kjo rrugë po monitorohet

4 Tetor 2021, 11:23| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 16:18

  • Share

TIRANË- Në rrugët e Shqipërisë tashmë do të ketë një pajisje inteligjente që do të ndëshkojë të gjithë shoferët e papërgjegjshëm që shkelin rregullat, megjithatë, pavarësisht ekzistencës së saj, kjo nuk do të zhduk praninë e patrullave të policisë. Ashtu sikurse ka funksionuar edhe në zonat që janë të monitoruara me radar, edhe në këtë rast do të ketë një sinjalistikë rrugore që do të informojë për prezencën në rrugë të kësaj pajisje inteligjente, që nuk njeh mik. Drejtori i Policisë Rrugore Dhimitraq Ziu, për gazetarin e Reoport Tv, Arsen Rusta ka shpjeguar me detaje se si do të funksionojë kjo pajise, ku shtoi se asnjë shkelës nuk do i shpëtojë "syrit" të saj, që do funksionojë edhe gjatë natës.

"Do të vazhdojë monitorimi edhe me patrulla edhe me radarin. Punon në mënyrë të pavarur, dhe gjobat dalin automatikisht te salla. Kemi 3 radarë, para dhe mbrapa, kap 6 korsi, le të jenë sa makina të jetë, ky kap çdo shkelje. Do të paralajmërohet qytetari me anë të një tabele që kjo zonë po monitorohet nga kjo makinë inteligjente", tha Ziu.

Në momentin kur një shofer kapet me shkelje, atëherë atij do t'i bëhet edhe një "filtër" nëse është një përsëritës duke u futur në historikun e tij. Gjoba përfundon te salla operative dhe më pas do t'i dërgohet shoferit në shtëpi. Nisur nga fakti që ka një kosto të caktuar, Ziu nuk dha një përgjigje nëse "barra" do të bie mbi shkelësin, apo shtetin.

"Operatori kur konstaton shkeljen, hyn në historikun e drejtuesit të mjetit, nëse ka shkelje të tjera do të procedohet dhe do të njoftohet që të kryejë veprimet. Problemet e kostot janë në kontratë me Postën Shqiptare që detyrimet janë të parashikuara se kush i ka. Nuk ndërhyhet, nëse kapet në shkelje, përfundon te salla. Personat e tjerë që janë në mjet, identifikon vetëm personat që janë në shkelje, kjo pajisje do të vendoset vetëm në mjet, bëhet kolaudimi i mjetit dhe pajisjes, në varësi të sinjalistikës, vendoset psh në 90 km, dhe kap çdo makinë që lëviz mbi 90 km. Eksperiencën e kemi si polici rrugore që i shpërndajnë nëpërmjet postës dhe strukturave të policisë, kemi të dhënat e dosjes së çdo shoferi që ka vendosur adresën, nga momenti i konstatimit të shkeljes, printimi i gjobës dhe ato gjoba që do të jenë me masë plotësuese për heqje të patentës, do të vihen në alert. Dhe nëse policia do e konstatojë, do i jap masë këshilluese dhe do e drejtojë drejt. Ka marsh brenda pajisja, nëse është mbi 90 km, do të vazhdohet me masë administrative dhe më pas masa plotësuese", tha Ziu.

Kjo pajisje inteligjente prodhim gjerman që nuk njeh mik do monitorojë 24 orë lëvizjen e mjeteve dhe gjoba do u shkojë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor në shtëpi. Ajo regjistron shpejtësinë, targën e mjetit, si e përdorni celularin në timon, rripin e sigurimit etj. Report Tv mësoi se në gjithë vendin do të jenë 11 makina të tilla. Projektet për sigurinë rrugore janë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe parterët italianë, të cilët e përdorin këtë sisteme dhe në Itali.

 

 

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 04/10/2021 11:40

    Nuk rregullohet trafiku mepatrulla te korruptuara dhe me makina radare qe kur i shkrepit policit e ve ne pune istaloni radare stabel si funksionon ne BE qe nuk sheh polic ne rruge si brenda qytetit dhe jashte qytetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?