Kronikë

Pajisja me kartë dhe pasaportë biometrike,  shtohen edhe 6 përfaqësi të tjera diplomatike ku shqiptarët jashtë vendit mund të aplikojnë

20 Maj 2021, 17:54| Përditesimi: 20 Maj 2021, 17:57

  • Share

Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë mundësinë që nga janari 2021 të aplikojnë për pajisjen me karta identiteti e pasaporta biometrike edhe në 6 përfaqësi të tjera diplomatike, konkretisht Bari, Stamboll, Vjenë, Stokholm, Paris dhe Berlin. Deri në 2020 këto shërbime ofroheshin në 4 ambasada e 4 konsullata, ndërsa sot janë 14 ambasadave e konsullatave, ku aktualisht ofrohet shërbimi për dokumentet e identifikimit, po punohet që ky shërbim të ofrohet edhe në vendet më të largëta, ku jetojnë e punojnë shtetasit shqiptarë.

Ky shërbim ofrohet aktualisht në Ambasadat Athinë, Romë, Londër, Bruksel, Vjenë, Stokholm, Paris, Berlin dhe konsullatat Selanik, Milano, Mynih, Neë York, Bari, Stamboll

Ministria e Jashtme njofton se shërbimi konsullor ndaj bashkëkombësve mbetet prioritet absolut i punës së tyre. Mbi 65 mijë aplikime të kryera përmes portalit e-Albania, ndërkohë që 481 shtetas të kategorive të veçanta janë asistuar nga punonjësit e zyrave konsullore.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?