Në dy spitalet Covid, 20 pacientë kanë marrë trajtimin me plazmën konvaleshentë.
Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ka bërë thirrje për dhurime vullnetare, për të ndihmuar pacientet me Covid-19. Thirrjes i janë bashkuar gjithashtu 54 dhurues.
Ministrja e Shëndetësisë siguroi se do të vijojë edhe gjatë vitit 2021 sigurimi i aparaturave të tjera dhe seteve përkatëse, për ta shtrirë këtë shërbim, sipas nevojave.
“Përgjatë 1 muaji janë 54 dhurues që e kanë kaluar Covid-19 dhe që i plotësojnë kriteret por ka nevojë sërish për qytetarët që e kanë kaluar këtë sëmundje, që të bëhen pjesë e rrjetit të solidaritetit, për të ndihmuar ata pacientë që kanë më shumë nevojë. Nëse deri më sot, nëpërmjet dhurimit konvencional, dhurohet gjaku i plotë, që përmban eritrocite, trombocite dhe plazmë, nëpërmjet ndarësit qelizor mund të ndahet automatikisht komponenti i dëshiruar. Avantazhet e mbledhjes së selektuar të komponentëve të gjakut janë, produkte më cilësore, në sasi të përshtatshme për të trajtuar më shumë se një pacient nga një dhurues i vetëm dhe shkurtim domethënës i afateve nga një dhurim në tjetrin" u shpreh Manastirliu
Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku veç metodës tradicionale, ne tashmë mund të përdorim edhe metodën e avancuar për sigurimin e plazmës që do të përdoret për pacientët që janë të infektuar me Covid, që do ta përcaktojnë ekipet mjekësore.