Bota

Pajisje për të përgjuar celularin e Donald Trump? Netanyahu: Fake News, nuk spiunojmë Shtetet e Bashkuara (VIDEO)

13 Shtator 2019, 11:05| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 12:08

  • Share

Ndërsa po nisej për në Soçi, për të takuar presidentin rus Putin, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mohoi kategorikisht se ka spiunuar celularin e Donald Trump.

"Ne kemi një linjë direktive, nuk spiunojmë Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka asnjë përjashtim. E gjitha kjo është një Fake News”

Sipas një investigimi kryer nga ‘Politico’, janë gjetur aparate që mund të përgjonin telefonatat e vetë presidentit amerikan, i cili ka një celular privat dhe shpesh nuk respekton protokollet e sigurisë.

Administrata Trump ende nuk ka protestuar kundër qeverisë izraelite dhe kjo e fundit nuk ka pasur pasoja të këtij veprimi.

Përkundrazi: "Unë nuk mendoj se izraelitët na kanë spiunuar. Do të ishte e vështirë të besohej. Gjithçka është e mundur, por unë nuk e besoj", tha presidenti Donald Trump.

Sipas “Politico”, Shërbimi sekret izraelit ishte ndoshta përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të përgjimit të gjetura pranë Shtëpisë së Bardhë dhe në disa vende të tjera të rëndësishme në Washington DC.

Pajisjet e përgjimit, "me gjasë kishin për qëllim të spiunonin Presidentin Donald Trump", shkruante “Politico”.

Disa ish-zyrtarë të lartë amerikanë të Sigurisë Kombëtare  thanë se

‘nga analiza që u është bërë pajisjeve nga Byroja Federale e Hetimit dhe agjencitë e tjera amerikane, ka rezultuar që ato janë të vendosur nga agjentë izraelitë”.

Lajmi i rëndë vjen në një kohë kur në Izrael do të zhvillohen në 17 shtator zgjedhjet e përgjithshme, fushata elektorale e të cilave është karakterizuar nga tensionet në Jordani në lidhje me një projekt aneksimi të kryeministrit izraelit.

Para pak ditësh sirenat e një sulmi të mundshëm me raketa e detyruan Benjamin Netanyahu, të ndërpresë fjalimin që po mbante para mbështetësve të partisë së tij Likud. 

Dyshohet se dy raketat palestineze, që u interceptuan dhe asgjesuan nga sistemi i mbrojtjes anti-raketë Iron Dome, ishin një lloj paralajmërimi për Netanyahu-n, i cili, vetëm pak ditë më parë, në një takim në Ramat Gan, afër Tel Aviv-it,  i premtoi votuesve të tij aneksimin e Luginës së lumit Jordan, duke shtrirë sovranitetin e Izraelit mbi vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?