Huawei njoftoi se pajisjet 5G dhe LTE të kompanisë kanë kaluar testin e standardeve globale 3GPP, duke theksuar sigurinë e rrjetit që ofron.
Ky testim u realizua nga organizata evropiane e çertifikimit DERKA. Pajisjet e Huawei 5G RAN gNodeB dhe LTE eNodeB kaluan me sukses testimin lidhur me specifikimet e sigurisë së 3GPP, ose njohur ndryshe si SCAS.
Testet përfshinin sigurinë e përgjithshme për produktet e rrjetit, mbrojtjen e të dhënave, informacionit, integritetit dhe testin e qëndrueshmërisë.
Sipas të dhënave, secili prej testeve kaloi me një rezultat prej 100 përqind. Pajisjet Huawei kanë kaluar më parë edhe GSMA, test ky që lidhet me sigurinë e pajisjeve të rrjetit.
Në këtë mënyrë, Huawei është bërë shitësi i parë 5G dhe LTE që kalon zyrtarisht vlerësimin e sigurisë së GSMA dhe SCAS për 3GPP.
NESAS/SACS është një mekanizëm i standardizuar i vlerësimit të sigurisë kibernetike, kryesisht për industrinë e lëvizshme. Ai u zhvillua nga GSMA dhe 3GPP, organizatat kryesore të përcaktimit të standardeve të industrisë së telekomit.
Procesi i vlerësimit të integruar shmang vlerësimet e fragmentuara dhe kërkesat konfliktuale të sigurisë në tregje të ndryshme.
Huawei mbështet GSMA dhe 3GPP në zhvillimin e një vlerësimi global të standardizuar të sigurisë dhe nxit industrinë të miratojë gjerësisht NESAS / SCAS për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në standardet e sigurisë së këtij rrjeti global.