Lifestyle

Pajisjet teknologjike që na e bëjnë jetën më të lehtë

29 Nëntor 2021, 12:01| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 12:07

  • Share

Teknologjia ka ndryshuar tërësisht jetën tonë të përditshme. Ka ndikuar në mënyrën se si komunikojmë, punojmë, blejmë, mësojmë, menaxhojmë financat dhe argëtohemi çdo ditë. Shumëllojshmëria e aplikacioneve që përdorim, karakteristikat dhe opsionet unike të pajisjeve teknologjike na vijnë në ndihmë në çdo moment, duke ofruar zgjidhje praktike dhe jo vetëm.

Përmirësoni produktivitetin në punë

Laptopi apo kompjuteri janë objektet më të rëndësishme në mjediset e punës. Por, dinamika e jetës ka bërë që në të jemi vazhdimisht në lëvizje dhe këto paisje nuk i kemi gjithmonë në dispozicion. Asistenti juaj ideal në këto situata është modeli më i fundit, Samsung Galaxy Z Fold 3 5G. Një tipar domethënës i këtij smartphone-i është Flex Mode, e cila lejon produktivitet maksimal dhe mundësinë e kryerjes së disa detyrave njëkohësisht pavarësisht se ku ndodheni. Taskbar i ri mundëson kalimin më të lehtë midis aplikacioneve pa u kthyer në ekranin bazë dhe Multi-Active Window mund të krijojë  hapësirë për deri në tre aplikacione. Me Galaxy Z Fold3 mund të hapni e-mailet tuaj në të njëjtën mënyrë si në desktop. Gjithashtu, mund të bashkoheni në një video call në ekranin e sipërm të pajisjes ndërsa mbani shënime në pjesën e poshtme me S Pen .  Dhe nëse doni të mos shqetësoni kolegët tuaj përreth, Galaxy Buds 2 ju vijnë në ndihmë. Ato kanë tre mikrofonë dhe një njësi të integruar për kapjen e zërit do t'ju ndihmojë të kryeni telefonata më të qarta, ndërsa  Active Noise Cancellation filtron tingujt e padëshiruara.

Monitoroni shëndetin në çdo kohë

Pandemia na rikujtoi rëndësinë që ka kujdesi për shëndetin, ndaj të gjithë po synojnë të kenë një stil të shëndetshëm jetese. Disa duan të kontrollojnë kaloritë apo vlerat ushqyese të vakteve që konsumojnë, disa kanë bërë pjesë të rutinës së tyre aktivietin sportiv apo fitnesin, e disa të tjerë duan të kenë nën kontroll parametrat shëndetësore. Të gjitha këto mund të menaxhohen shumë lehtë me ndihmën e orëve inteleigjente si Galaxy Watch4 dhe Galaxy Watch4 Classic. Galaxy Watch4 është i pajisur me sensorin novator të Samsung, BioActive. Ky sensor i ri 3 në 1 përdor një çip të vetëm për të drejtuar me saktësi tre sensorë të fuqishëm të shëndetit- Optical Heart Rate, Electrical Heart dhe Bioelectrical Impedance Analysis  -kështu që mund të monitorojë presionin e gjakut, të masi nivelin e oksigjenit në gjak, dhe, për herë të parë, llogarit përbërjen e trupit. Mjeti  i ri i matjes së përbërjes së trupit përfshin matje kryesore si përqindjen e yndyrës në trup, muskulin skeletor, ujin në trup dhe shumë të tjera për të arritur qëllimet tuaja.

Kjo seri e Samsung ju ndihmon edhe në rutinën tuaj të fitnesit, me disa veçori Wellness për të ndjekur aktivitetet tuaja të përditshme dhe për të qëndruar të motivuar. Mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë stërvitjesh të drejtuara me më shumë se 90 ushtrime, të shijoni sfidat në grup me miqtë dhe familjen tuaj. Gjithashtu, mund të masni lehtësisht rezultatet e aktiviteteve dhe të fitnesit: numëroni hapat, kontrolloni kaloritë dhe qëndroni në rrjet me GPS.

Krijoni kujtimet tuaja

Gjatë ditës jetojmë momente të bukura që do donim t’i ruanim përgjithmonë. Duke pasur thuajse gjithmonë smartphone-t me vete, ne mund të memorizojmë lehtësisht çdo çast duke krijuar foto dhe video. Një sugjerim shumë i mirë është Galaxy Z Flip3 5G, praktik dhe me një dizajn modern. Ky smartphone ka kamera të shkëlqyera 12MP me opsione me kënd ultra të gjerë dhe të gjerë. E veçanta e tij është që mund të bëni selfie mahnitëse pa duar me Flex mode. Madje me Z Flip3 5G mund ta mbani pajisjen të palosur dhe të bëjnë një fotografi të shpejtë ose një video, pikërisht nga Cover Screen duke përdorur Quick Shot. Gjithashtu, është rezistent ndaj ujit falë teknologjisë IPX8 e cila bazohet në kushtet e provës për zhytje në 1.5 metra ujë të ëmbël deri në 30 minuta. Ndaj, nuk keni pse të shqetësoheni edhe nëse doni të filmoni në ujë.

Për më shumë informacion në lidhje me pajisjet Samsung, vizitoni: https://www.samsung.com/al/

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?