Iliri dhe Sabiani

Pajtohen Iliri dhe Sabiani! Balerini: S'më erdhe në dasëm, emrin e kishe aty! Këngëtari: E di që e ke vuajtur pjesën që s'kemi folur

28 Janar 2023, 20:56| Përditesimi: 28 Janar 2023, 21:04

  • Share

Miqësia e Sabianit dhe Ilirit ka qenë në vëmendje të faqeve rozë që kur e treguan në Big Brother VIP se sa të afërt janë me njëri-tjetrin. Sabiani zgjodhi ta surprizonte gjatë intervistës së Ilirit në emisionin ‘S’e luan Topi’ duke treguar se miqësia e tyre vijon ende.

Ata sqaruan se s’ka pasur asnjë hatërmbetje konkrete mes tyre por largësia i ka distancuar.

Sabiani: Jemi shumë pranë studios ku ne dolëm të përqafuar me fitoren tënde të madhe, dhe thashë të vij të përqafoj prapë vëllain tim.

Iliri: Ky takim do bëje namin, ma jep dorën, çkemi, kështu rrinim në atje dorë për dore. Deri nga maji jemi dëgjuar, pastaj ishte dasma që ky s’më erdhi, se tha e di që Iliri s’do më vije në dasmën time e as unë s’po i shkoj. Gjithsesi emrin e kishe aty.

Sabiani: Këtu nuk kemi ardhur për autokritikë. Njerëzit kur duhen shumë bëhen pak fanatikë dhe xhelozë për njëri-tjetrin.

Iliri: Nuk ka ndodhur asnjë gjë, nganjëherë një fjalë më shumë e më tepër sjellin ndonjë keqkuptim dhe njerëzit që i përcjellin dhe interpretojnë. Kjo ishte historia.

Sabiani: Unë Ilirit i them që ka qenë gjithmonë vëllai im, edhe më vëllanë nga nëna ndonjëherë zihem por Iliri e di pesë minutëshin tim dhe e di që e ka vuajtur pjesën që ne nuk kemi folur.

Iliri: E vërtetë është.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?