Pak bukë, ujë dhe pak sheqer, është ushqimi i përditshëm për Nikoll Lekën në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë.
“Vuajtje më të madhe nuk ka. Asgjë tjetër nuk kam. Kaq është jeta ime”, thotë ai.
I vetmuar dhe i sëmurë, 50-vjeçari nuk punon askund. Atë [pak ushqim për të mbajtur frymën gjallë ia sjellin të afërmit, ose ndonjë banor i fshatit
Kulla e vjetër dy-katëshe është amortizuar plotësisht dhe rrezikon shembjen. Ka vite që Nikolla jeton në errësirë për shkak se kur nuk ka të sigurojë ushqimin, nuk k as të paguajë faturat e energjisë.
“Që në kohën e demokracisë nuk kam drita. Jam pa televizor, pa drita. Të gjithë janë me internete, unë nuk kam drita. Është vuajtje e mjerim”, thotë Nikolla.
Edhe pse i sëmurë jo pak herë burri ka trokitur dyerve të pushtetit vendor. Por zgjidhje nuk ka gjetur.
“Jam ankuar në bashkinë e Rubikut, Rrëshenit dhe në prefekturën e Lezhës. Ata nuk më kanë dhënë asnjë rrugë zgjidhje. Unë kërkoj nga ana e shtetit të më ndihmojë”, thotë Nikoll Leka.
Vëllai i Nikollës qan. Ai e di që njeriut t tij i duhet jo vetëm ushqim por edhe mjekim. Vetë nuk mundet ti afrojë më tepër se pak bukë. Por Nikolla herë pas here i shkon të porta dhe vajton për gjendjen në të cilën ndodhet
“Jam Ndue Leka, vëllai i Nikollës. Nuk e kuptoj si jeton një njeri në gjendej të tillë. Është me të meta mendore. Unë nuk kam mundësi ta vizitoj sepse jam vetë i shtati dhe nuk kam lekë. Nga gjendja nuk mundet që të punojë. Kur mbetet fare pa gjë vjen dhe qan tek unë. Jam i detyruar ti çoj një thes milli. Deri këtu ka shkuar gjendja. Ka nevojë të vizitohet. Nëse është e mundur me i lidh kemp. Në atë gjendje që është atij mund ti bie një pandemi”, tha vëllai i Nikoll Lekës.
Keshtu eshte kur punonjesit sociale neper bashki ne vend qe te merren me keto raste jane kthyer ne financiare te ndihmes ekonomike. Ne vitin 1996 eshte diplomuar grupi i pare i punonjesve sociale ne Universitetin e Tiranes. Plot 26 vjet qe punonjesit sociale bejne cfare do lloj pune tjeter me poerjashtim te asaj qe mbajne titullin. Dhe sigurisht cdo dite shikon lajme te tilla qe nuk marrin rrugezgjidhje nga shteti se nuk ekziston sherbimi social.
PërgjigjuSHTETI TE NDERTOJE AZILE PER KETA KATEGORI,,,TE FINANCOHEN NGA SHTETI ,,,,,
Përgjigjukush shtet?
Përgjigju