Kronikë

Pak ditë më parë BKH i kontrolloi banesën, drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit pyetet për 3 orë në SPAK! Hetimet në kuadër të aktivitetit të grupit të Suel Çelës? (VIDEO)

16 Prill, 11:04| Përditesimi: 16 Prill, 14:37

  • Share

Tiranë- Pak ditë pasi Byroja Kombëtare e Hetimit i ushtroi kontroll banese, Administratori i Ujësjellësit të Elbasanit ka shkuar në SPAK, ku qëndroi dhe u mor në pyetje për e orë me radhë. 

Luan Tabaku është thirrur nga Prokuroria e Posaçme ditën e sotme, ku u pa teksa hynte në godinë rreth mesditës.

Mbeten të panjohura shkaqet dhe rrethanat, nëse ka të bëjë me çështje që lidhen me detyrën, apo me faktorë të tjerë të jashtëm.

Kontrolli i pak ditëve më parë në banesë lidhej me tangentet që çonin tek organizata e Suel Çelës, por do pritet një njoftim zyrtar nga SPAK për të mësuar konkretisht ehde motivin e thirrjes së Tabakut në institucion.

Ai doli pas tre orësh nga SPAK, por nuk dha asnjë prononcim për mediat, duke u larguar i shoqëruar.

Paraprakisht personat thirren nga prokuroria në cilësinë e personit që kanë dijeni për çështjet dhe më tej nëse kanë lidhje me faktin penal apo janë të implikuar, ku merren në pyetje e më pas nëse provohet, si persona nën hetim apo të pandehur.

Katër banesa dhe një zyrë, në pronësi të biznesmenëve të njohur dhe drejtuesve të institucioneve vendore në  Elbasan, janë kontrolluar nga agjentë të BKH dhe Policisë së Shtetit më datat 9-10 prill, me urdhër të SPAK. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se agjentët kanë ekzekutuar urdhrat e kontrollit të miratuara nga GJKKO te biznemenët Nafiz Bajrami dhe Mariglen Çoku si dhe drejtori aktual i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan Luan Tabaku.

(lajmi ne perditesim)

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?