Kronikë

Pak ditë nga çelja e sezonit turistik, nis pastrimi i plazhit të Darëzezë dhe Semanit (VIDEO)

25 Maj 2021, 10:37| Përditesimi: 25 Maj 2021, 10:49

  • Share

Më 29 maj Bashkia e Fierit nis zyrtarisht sezonin turistik ku përmes një feste të organizuara do urohet mirëseardhja e turistëve vendas dhe të huaj në plazhet e Darëzezës, Semanit dhe zonave të tjera turistike.

Vetëm pak ditë para nisjes se sezonit turistik ka nisur dhe pastrimi i plazhit të Darezezë dhe Semanit  nga Bashkia e Fierit.

Mjetet e pastrimi si dhe punonjës  të bashkisë Fier kanë nisur pastrimin e rërës nga mbetjet e ndryshme që dalin në breg nga dallgët e detit. Plazhi i Darëzezës njihet për vlerat e tij kurative të rërës dhe përmbajtjes së lart të jodit.

Çelja e sezonit turistik do të bëhet pikërisht nga kryetrari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi  në Plazhin e Darëzezës më 29 maj, ku përveç festës do të zhvillohet edhe një garë mbarëkombëtare me kuaj.

I.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?