Julen Lopetegui është larguar nga posti i trajnerit të Wolves pas një vere të trazuar në "Molineux Stadium". Fair Play-i financiar është një faktor i zënkave mes tij dhe drejtuesve.
Tekniku spanjoll është larguar nga stoli i skuadrës ishullore pak ditë përpara nisjes së sezonit të ri, që fillon të premten e 11 gushtit. Pasi mori drejtimin e skuadrës në nëntorin e 2022-shit dhe ndihmoi Wolves të sigurojnë mbijetesën dhe ta mbyllin kampionatin në mesin e tabelës, Lopetegui ka vendosur të largohet.
Për trajnerin bëhet fjalë për një largim shumë të ngjashëm me atë të 2018-ës kur drejtonte kombëtaren e Spanjës, nga e cila u largua dy ditë para fillimit të Kupës së Botës në Rusi për shkak të marrëveshjes së arritur me Real Madrid për sezonin pasues. Gary O'Neil do zërë vendin e spanjollit.