Kronikë

Pak ditë para skadimit të marrëveshjes me qeverinë, naftëtarët në Ballsh, sërish para uzinës: Ende s'ka vendim çfarë do bëhet me ne

28 Tetor 2021, 10:11| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 15:57

  • Share

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga skadimi i marrëveshjes 1 vjeçare me qeverinë, naftëtarët në Ballsh janë mbledhur sërish sot para uzinës. Marrëveshja skadon 9 nëntor, ndërsa naftëtarët deklarojnë se nuk kanë ende një përgjigje për fatin e uzinës dhe se pasi kanë marrë edhe pagën e 12, mbetet e paqartë se çfarë do të bëhet me ta. Ata kërkojnë që të rivihet në punë rafineria, duke theksuar se për ta nuk ka mundësi tjetër.

"Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kishim shpresuar për një zgjidhje në kohë të shkurtër. Duhet të flasin edhe deputetët e opozitës. Kur vijnë për vota sulen te naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa më parë se veç rafinerisë nuk ka asnjë mundësi tjetër", tha kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj.

Pas 45 ditësh grevë urie, më 13 nëntor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama dhe naftëtarët ranë dakord që të merrnin një pagë prej 40 mijë lekësh për një vit si dhe pagimin e sigurimeve shoqërore për 12 muaj. Në total përfituan 870 naftëtarë, por tashmë situata e tyre është sërish pa zgjidhje. 

Ata u ngritën para uzinës edhe më 1 tetor, por ende nuk ka një reagim nga institucionet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?