Dy rusët dhe ukrainasi, foto arkiv

Pak ditë pasi u liruan, 'spiunët' rusë dalin sërish në terren, kapen duke fotografuar në Surrel! Vihen nën hetim

16 Qershor 2023, 16:27| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 18:43

  • Share

Rusja Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fedir Alpatov janë konstatuar në datën 14 qershor në afërsi të Surrelit, pranë një reparti që nuk përdoret më dhe që nuk është nën ruajtje, vetëm disa ditë pasi janë liruar në masën “detyrim paraqitje” nga gjykata.

 Antiterrori i ka marrë në pyetje në Komisariatin nr. 4 dhe sërish u janë gjetur foto të reparteve, të cilat sipas deklarimeve të tyre janë për shkak të pasionit që kanë për objekte të tilla dhe përdorimit të këtyre fotove për blogun e tyre. Rusja dhe ukrainasi janë lënë sërish të lirë, por rasti po mbahet në verifikim nga strukturat e policisë. Të dyve nuk u lejohet të dalin nga territori vendit tonë. Ata, bashkë më Mikhail Zorin u kapën në Gramsh gushtin e vitit të shkuar pranë një uzine ushtarake. Zorin është në masën “arrest shtëpie”.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP. 

Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/06/2023 01:11

    Ketyre u duhej vene byrzylyk me GPS qe t'ju kontrollonin levizjet,po kush t'a beje,te humburit?! Te paktem tani e dime po plasi lufta cfare do te bombardoje Rusia tek ne-repartet ushtarake,uzinat e armeve,portet dhe te mos harrojme dhe ne Surrel,repartin e zones se bashku me sarajet e sulltanit te Surrelit,i cili i quante pa vlere objektet ushtarake te fotografuara nga spiunet-turiste nga qe ishin ndertuar ne kohen e Xhaxhit e jane tani jashte funksionit .

    Përgjigju
  • ero: 16/06/2023 21:19

    normalisht pasi mbaruan hetimet duheshin larguar me detyrim nga shqiprija dhe te kishin te drejte hyrje per aq sa e percakton ligji,siç na ka nxir jeten europa neve emigranteve me ekspulset,keshtuqe fajet i ka vet sistemi drejtesis shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?