VIP & Spektakël
Top 24

Pak orë larg etheve të Eurosong, Jonida Maliqi këndon e dyta në natën finale

18 Maj 2019, 19:16| Përditesimi: 18 Maj 2019, 19:18

  • Share

Këngëtarja Jonida Maliqi u rendit në mesin e dhjetë këngëve për të vazhduar garën e Eurosong. Mbrëmjen e sotme mbahet finalja e festivalit dhe Jonida do të këndojë e dyta.

Gjatë performancës së parë këngëtarja ia doli të përcillte shumë emocione me këngën ‘Ktheju Tokës’.

Për trofeun janë në garë 26 shtete pjesëmarrëse. Fituesi do të shpallet pas një përllogaritje të pikëve të dhëna nga juria dhe votat e publikut nëpërmjet televotimit.

Për të gjithë ata që duan të votojnë këngën e Shqipërisë nga kudo ku ndodhen kodi është #02. Është lajmëruar se në skenën e madhe në Tel Aviv do të ngjitet edhe ylli i popit, Madona.

 

Komento

Komente

  • B*3: 18/05/2019 20:41

    Suksese Jonida! Kualifikim dmth se ke fituar. Per shqiptaret qe kritikuan anglishten apo se si u soll Jonida, mese vertete si popull vuajme nga kompleksi i inferioritetit. Duhet ta duam veten me shume. Duhet te duam njeri-tjetrin me shume. Qe te na duan edhe te tjeret. Bashkimi ben fuqine. Edhe nje here Suksese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?