Ruben Neves përcjell Diogo Jotën për në banesën e fundit

Sport

Pak orë më parë ishte në fushë, Ruben Neves i jep lamtumirën mikut Diogo Jota

5 Korrik, 11:51| Përditesimi: 5 Korrik, 11:54

  • Share

Më pak se 12 orë më parë ishte në fushë në SHBA me Al Hilal në Kupën e Botës për Klube, por miku më i mirë i Diogo Jotës, Ruben Neves nuk mund të mos i jepte përshëndetjen e fundit ish-sulmuesit të Liverpool.

Ruben Neves mbërriti në Gondomar dhe ishte pranë trupit të pajetë të dy vëllezërve Silva, të cilët humbën jetën në orët e para të 3 korrikut pas një aksidenti fatal kur Lamborghini i tyre shpërtheu në flakë dhe ata mbetën të bllokuar brenda makinës.


Lajmi kryesor:

VIDEO + FOTO/ Mijëra njerëz përcjellin për në banesën e fundit Diogo Jotën dhe Andre Silvën, yjet e futbollit bëhen bashkë! Të dhënat nga hetimet e aksidentit tragjik


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?