Më pak se 12 orë më parë ishte në fushë në SHBA me Al Hilal në Kupën e Botës për Klube, por miku më i mirë i Diogo Jotës, Ruben Neves nuk mund të mos i jepte përshëndetjen e fundit ish-sulmuesit të Liverpool.
Ruben Neves mbërriti në Gondomar dhe ishte pranë trupit të pajetë të dy vëllezërve Silva, të cilët humbën jetën në orët e para të 3 korrikut pas një aksidenti fatal kur Lamborghini i tyre shpërtheu në flakë dhe ata mbetën të bllokuar brenda makinës.
Lajmi kryesor:
VIDEO + FOTO/ Mijëra njerëz përcjellin për në banesën e fundit Diogo Jotën dhe Andre Silvën, yjet e futbollit bëhen bashkë! Të dhënat nga hetimet e aksidentit tragjik
S.Dh/ReportTv.al
