Petro Koçi

Politikë

PS në prag të ‘kopsitjes’ së listave me kandidatët për deputetë, deputeti Koçi jep qëndrimin e tij: Rama duhet të jetë në listë të mbyllur, ndryshe fushata në Tiranë kontraktohet

9 Mars, 11:31| Përditesimi: 9 Mars, 11:56

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka shprehur qëndrimin dhe opinionin e tij mbi procesin dhe mënyrën e ndërtimit të listave me kandidatët për deputetë, për zgjedhjet e 11 majit.

Teksa kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po kryen takimet dhe konsultimet në dukje të fundit, me drejtuesit politik të qarqeve, me qëllim hartimin e këtyre listave, Koçi shprehet mirëkuptues për barrën e rëndë dhe vështirësinë që mbart ky proces. 

Në reagimin e tij, deputeti socialist sugjeron se listat të ndërtohen në atë lloj forme që grupi i ri parlamentar socialist të përfshijë rreth 30 - 35 deputetet me efektive te grupit aktual.

Sipas burimeve për Report Tv,  kryeministri Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt.

Por, deputeti Koçi shprehet se ai duhet të jetë te lista e mbyllur sepse ndryshe fushata në Tirane kontraktohet.

Deklarata e plotë e deputetit socialist, Petro Koçi:

Nje konsiderate modeste per percaktimin e kandidaturave socialiste per parlamentin e ardhshem.

1. Ata qe kane detyren e hartimit te listes jane ne nje siklet dhe veshtiresi te padiskutueshme.

2. Cilido te jete vendimi per perfshirjen ose jo te cdo vetepretendimi ai duhet respektuar pa vene ne dyshim angazhimin personal ne fushate per fitoren e PS.

3. Nese pritshmeria jone per steken e fitores shkon diku mbi numrin 80 atehere nje grup parlamentar me rreth 40 deputete te rinj do ishte nje revolucion ne perfaqesimin tone ne Kuvendin e ri.

4. Grupi i ri duhet ti perfshije rreth 30 - 35 deputetet me efektive te grupit aktual, nje pjese e te cileve do jene te 46 emrat fitues nga vota direkte per partine ne te gjithe vendin.

5. Lista e mbyllur duhet te jete e kombinuar ku nese 1/3 do jene ministra jo deputete apo te tjere atehere perceptimi se kemi nje ekip te ri eshte plotesisht i garantuar perballe nje opozite qartesisht prapakthimi.

6. Lista e hapur duhet menaxhuar me kujdes duke shmangur ne fushate perplasjet e mundshme mes kandidateve dhe duke balancuar garen e brendshme me ballafaqimin e forte me kundershtaret e pales opozitare.

7. Pergjegjesit politike te qarqeve duhet te jene te lista e mbyllur qe te shmanget konflikti i interesit ne menaxhimin e fushates.

8. Ne kete rast i vetmi i domosdoshem eshte Edi Rama. Edhe ai duhet te jete te lista e mbyllur sepse ndryshe fushata ne Tirane kontraktohet. Gjithe ne te tjeret jemi thjesht te nevojshem.

9. Ne fushate te behet kujdes qe te evitohet parimi i Republikes se Drejtoreve. Kongresi e dha shembullin. Republika eshte e perfaqesuesve te popullit, pra e parlamentareve.

Lista me propozime pritet të kaloje në filtrin e Kryesisë së PS, ndërkohe që më 12 mars është afati i fundit për dorëzimin në KQZ.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si ju duket?