Rama mbledh OSBE-në për Bjellorusinë, thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për t'ju pajtuar, tre pika i kemi të qarta! Ftesa nuk është refuzuar

28 Gusht 2020, 10:01| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 13:45

  • Share

TIRANE-Kreu i radhës i OSBE-së, Edi Rama mblodhi në Vjenë ditën e sotme Këshillin Special të kësaj organizate duke i kërkuar me një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit bjellorus Lukashenko që të pranojë ofertën për dialog me qëllimin pajtimin e palëve përpara se situata të agravohet akoma më shumë, pasi përshkallëzimi po rritet. Ai u shpreh se OSBE-ja nuk do të mbajë anë dhe nuk do bëjë rolin e vjetëruar të ndërmjetësimit, por do të dëgjojë palët dhe t'i këshillojë, ndërsa do të jenë vetë bjellorusët që do të vendosin në fund. Kryeministri Edi Rama prej pasdites së djeshme ndodhet në Vjenë aty ku sot është takuar përpara mbledhjes së Këshillit Special me Miguel Bergeer, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Gjermane.

Ora 13:27
Oferta për dialog, Rama: Bjellorusia s'e ka refuzuar, ja çfarë më tha ambasadori i tyre

Kreu i OSBE-së Edi Rama tha se ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Special të organizatës, ambasadori i Bjellorusisë nuk e refuzoi ftesën për dialog që u ofrua. I pyetur se kur do të shkojë në Bjellorusi, Rama tha "Nuk e di, kjo është diçka që nuk e di askush. Nga ana bjelloruse nuk ka refuzim. Edhe sot, ambasadori i tyre në marrjen e fjalës nuk ishte aspak refuzues, thjesht tha që në kohën e duhur, ne do të japim përgjigjen tonë. Koha e duhur përcaktohet prej tyre. Kështu funksionon OSBE-ja. Ndërkohë që më vjen shumë mirë që ne kemi pasur një ndërveprim absolutisht pozitiv edhe me palën amerikane me të cilën kemi qenë dje, kemi diskutuar në darkë.

Edhe me palën ruse me të cilën kemi qenë sot dhe kemi diskutuar në një mëngjes pune. Edhe me miqtë e shtrenjtë dhe partnerët e pandarë gjermanë, edhe me të tjerët. Kështu që do shohim si do shkojë procesi. Por edhe një herë e përsëris, ky është një nder i madh për Shqipërinë. Ky është një moment kur Shqipëria udhëheq OSBE-në, jo thjesht formalisht, por me ide dhe me një lidership që vlerësohet nga të gjithë nga pikëpamja e qasjes, e komunikimit. Dua të përfitoj nga rasti të falënderoj me shumë respekt ambasadorin tonë, që pavarësisht se e shikoja dhe sot, nga pikëpamja e moshës rezulton të jetë më i riu në atë sallë, absolutisht gëzon respektin e të gjithëve dhe bën një punë të shkëlqyer.

Por dhe gjithë skuadrën tonë mikse, me shqiptarë dhe me të huaj, që ambasadori ka ngritur sëbashku me ne të tjerët dhe që absolutisht po vlerësohet në mënyrë maksimale. Kjo është gjëja e rëndësishme për të gjithë ata që flasin për këtë temë dhe dalin jashtë teme duke u marrë me gishtin, kur gishti tregon hënën. Nuk është çështja këtu se çfarë pune kemi ne me Bjellorusinë, kur ne kemi hallet tona. Nuk kemi ardhur këtu për t’i dhënë mend botës, se kështu na erdhi. Ne jemi këtu sepse bota ka zgjedhur të na japë një detyrë. Në këtë detyrë, ne po shkëlqejmë. Kjo është gjëja më e rëndësishme dhe kjo është për Shqipërinë, nuk është për mua" tha ai.

Ora 10:23
Kriza në Bjellorusi, Rama: Gati të lehtësoj dialogun për t'ju pajtuar

Edi Rama u shpreh përpara Këshillit Special se qëllimi i ofertës nuk është ndërmjetësimi në kuptimin e vjetër, por lehtësimi i dialogut dhe këshillimi pa tensione. Kreu i OSBE-së kërkoi që procesi i dialogut duhet të nisë sa më shpejt, pasi përshkallëzimi mund të rëndojë situatën në Minsk, pasi shenjat nuk janë të mira.

"Nuk mund të ketë tërheqje apo por, këto janë parime dhe duhen respektuar. Bjellorusia nuk është vendi i parë që arrin në këtë moment dhe për fat të keq nuk ka të ngjarë që të jetë i fundit. Oferta që OSBE të bëhet lehtësuese, që ne të zhvillojmë këtë lloj, mjeti për funksionin e lehtësimit, për të luajtur një rol pozitiv, për lehtë e dialogut, për një proces, për këshillim, të qetë dhe pa tensione.

Duhet të ketë dialog mes qeverisë dhe forcave të radhitura kundër saj dhe ne mund ta ndihmojmë këtë dialog. Sa më shpjet të nisë aq më mirë do të jetë, në Bjellorusi dhe në këtë organizatë, për të parandaluar përshkallëzimin. Duhet të ketë pajtim. Duhet të shikojmë përpara dhe jo pas. Ne mund të ndihmojmë, por nuk mund ta zgjidhim, duhet të zgjidhet në Minsk. Në këtë moment shenjat nuk janë të mira aspak, nuk ka dëgjesë, dialog dhe shkëmbim dhe mirëkuptim për të ndihmuar vendin.

Në cilësinë time në krye të OSBE-së së bashku me ministren e jashtëm suedeze jam i gatshëm për të krijuar këtë mundësi, sa më shpejt, se koha vrapon, për të ndihmuar të shkrihet akulli për të nisur një proces dëgjimi mes dy palëve. Për të mbështetur popullin e Bjellorusisë për të zgjedhur vetë. Shpresoj që të ketë një përgjigje pozitive për këtë ofertë. Pas zgjedhjeve shprehu vullnet pozitiv. Kjo nuk është imponim, por e kundërta, OSBE ofron veten. Oferta vjen nga një organizatë që është gjithëpërfshirëse që krijon një orë mes lindjes dhe perëndimit" tha Rama.

Ora 10:23
Rama thirrje të drejtpërdrejtë Lukashenkos: Prano ofertën për dialog

Kreu i OSBE-së Edi Rama i drejtoi një thirrje direkte presidentit bjellorus Lukashenko që të pranojë ofertën për dialog për të zgjidhur krizën. "Kryesia shqiptare do i qaset kësaj përpjekje pa axhendë të paracaktuar, u takon atyre të bien dakord si do të ecë përpara Bjellorusia. Kryesia do të ecë pa reshtur për të ndihmuar. Do të sigurohemi që të mbetet kështu gjatë gjithë kohës, pa imponuar asgjë. Së fundi, kryesia beson se cdo marrëveshje dhe garanci duhet respektuar nga i gjithë komuniteti, nëse biem dakord për dicka duhet ti përmbahemi. Organizata jonë mund ta bëjë këtë perspektivë, të angazhohem, të dëgjoj, kuptoj dhe mbështes në gjendje të bëj. Jam gati ta bëj të funksionojë. U bëj thirrje autoriteteve bjelloruse, ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte, përfitoni nga ky moment, që Bjellorusia t'i largohet përballjes dhe të përpiqet për dialog dhe pajtim" tha ai.

Ora 10:14
Kriza në Bjellorusi, Rama para Këshilli Special: Tre gjëra që duhet t'i kemi të qarta

Përpara anëtarëve të Këshillit Special të OSBE-së, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në rolin e kreut të OSBE-së u shpreh se për Bjellorusinë duhet të të kemi tre pika parasysh. "Sikur të mos kishte mjaftueshëm probleme në botë, pandemia na ka detyruar të bëjmë ndryshime. Gjithmonë jam i lumtur kur gjendem në Vjenë, edhe këtë herë në një Vjenë mesa duket pa maska. E kam thirrur këtë takim për të trajtuar ngjarjet në Bjellorusi.

Bjellorusia është një nga 56 vendet tona pjesëmarrëse dhe asnjë prej premtimeve themelore prej të cilave OSBE ekziston të përmbushë është siguria dhe bashkëpunimi prej secilit prej dhe mes nesh. Secili duhet të bëjë atë që mundet për të ndihmuar dhe OSBE-së për të ndihmuar Bjellorusinë në këtë udhëkryq mjaft të rrezikshëm, është e vështirë, ndasitë janë të thella, dhuna gati të shpërthejë. Por që vendi të ecë përpara në mënyrë të sigurt, do të duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim. Dhe roli ynë duhet të jetë që të ndihmojmë që kjo të ndodhë.

Bëj tre gjëra të qarta, e para; sado të forta të jenë opinionet që kemi, nuk na takon të ndërhyjmë në cështjet e brendshme bjelloruse. Së dyti sa do të forta të jenë ndjenjat, nuk na takon të marrim anë. Së tre treti nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e ndërmjetësimit mes dy palëve, thjesht të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh. Shqetësimet lidhur me zgjedhjet janë të qarta, nuk mundën të vëzhgoheshin nga OSBE dhe kjo ishte shqetësuese. Analizat për votimin kanë theksuar arsyet për këtë shqetësim. Është një  makth për Bjellorusinë dhe popullin. Ne nuk duhet të rrimë mënjëanë" tha ai.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/08/2020 00:15

    Z.Rama c'eshte ky pajtim?! Ju nuk keni te beni me femije grindavece ,qe duhen pajtuar.Lukashenko eshte nje dictator pa kurore qe nuk do te abdikoje,populli nuk do qe t'ia shohe me surratin.Te vetmen gje qe mund t'i ofrosh eshte nje vend per azil politik ,para se rruget te lahen me gjak dhe pastaj te detyrohet t'i beje shoqeri Mlladicit me shoke.

    Përgjigju
  • Agim: 28/08/2020 13:46

    Ose prano, ose ta marre ne goje pa duar i thote ky!

    Përgjigju
  • Shqip: 28/08/2020 13:26

    Fshati digjet ku*va krihet me carape te kuqe

    Përgjigju
  • Drejtesia: 28/08/2020 11:29

    Sezoni i shkuar u mbyll duke dakortesuar hapjen e listave. shume mire, le ti hapin nga shkodra e deri ne konispol. Pastaj ti shoqerojne me detajime te hollesishme, nga ato nena qe siellin ne jet femije e deri te ato qe paguajne per ti bere kurban keta femije, nga mistrecat e Skraparit e deri te begunat e Zazanit,nga Karafilat qe bejne shqiptarizimin e deri te Zambaket e varreve, nga Markesit e Kremlinit e deri te Yjet e leninit, nga Fecoret e Stalinit e deri te Profesorat e Putinit. pastaje te shohim , kush e do cop cop kete vende e kush jo. Cilet jane ata qe i kane k'thyher policin, prokurorin,gjykaten,dhe sherbimet ne polici politike qe i sherbejne vetem politikes, ndersa per popullin vetem ta mashtrojne dhe ta rrjepin persegjalli. Cilet jane ata qe i kerkojne zotit te paguaje me koket e veta dhe qe ai nuk do ua kurseje, por jo me te tijat , por me te Bashkim-bozukeve dhe rebeleve qe sillen rrotull ne shqiperi e ne gjithe boten. Pastaje tu tregoje ja kush jane camcakezat e shqiperise qe kane gatuar katraurin dhe le te veje per dreq goma e lapsit te pazareve politike kur vjen puna te DREJTESIA. Te dali sheshit dhe lypsari qe veshi kepucet e Dhespotit dhe u nise per te vrare, dhe gjate kohes qe po konsumonte per te kryer ekzekutimin, i thoshte viktimes se ne Amerike jane ekzekutuar njerez ne karige elektrike dhe pas 20 vjetesh kane dale te pafajshem. Ndersa une them mereni kete dhe futeni nja 100 vjet brenda dhe pas 200 vjetesh nxireni te pafajshem, se e ka hak se eshte nga koka te kemet i zhytur ne llume.

    Përgjigju
  • Koli: 28/08/2020 11:02

    Kur komenton injoranca interligjeca no koment!!

    Përgjigju
  • wer: 28/08/2020 10:46

    ky esht idiot fare, pse pranove ti te falesh detin nuk do te thote qe bjellorusia di ja fali vendin sorosit, je trap kryeminister.

    Përgjigju
  • Ela: 28/08/2020 10:37

    fasade

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?