PD braktis përgjithmonë 'Zgjedhoren'? Basha: S'jemi fasadë! Topi në derën e PS, 2 kërkesa për BE-në! Hetim ndërkombëtar për Teatrin? E vështirë (VIDEO)

19 Maj 2020, 08:25| Përditesimi: 19 Maj 2020, 14:39

  • Share

TIRANË- Premtimi për të ruajtur Teatrin Kombëtar nuk mundi të mbahej. Zotimit të përbashkët publik të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të shfuqizuar ligjin për shembjen e Teatrit, nuk i mbeti gjë tjetër veçse firmat në kontratën e 25 korrikut 2019.

Ajo që i bashkon në protesta nuk është vetëm revolta pas shembjes së Teatrit Kombëtar në 04:30 të mëngjesit të së dielës. Prej vitit 2019, Aleanca dhe kryedemokrati Lulzim Basha, shfaqën angazhimin për një sistem zgjedhor “që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre”“Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile”, citohet në kontratën e lidhur verën e një viti më parë.

Thirrjet për largimin e qeverisë Rama mbizotëruan në dy protestat pas shembjes së Teatrit, artikuluar nga artistët, të cilët nuk i lanë podiumin e fjalës politikës. Lulzim Basha e Monika Krymadhi ishin vetëm spektatorë në protestën mbi 2 orë mbajtur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Teatrit Kombëtar që tashmë i kanë mbetur vetëm rrënojat.   Përballë këtyre thirrjeve për rrëzimin e qeverisë, e madje deri në kërkesat ndaj presidentit për shpërndarjen e parlamentit, Basha duket të jetë një hap larg, asaj që ka kërkuar prej kohësh: Zgjedhjeve të parakohshme.

"Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një nga pikat e angazhimit tonë edhe në kontratën me artistët. Do të bëjmë gjithçka që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit një orë e më parë për t’i dhënë fund krizës politike dhe ekonomike", tha Basha.

Për të shkuar në zgjedhje duhet një reformë! Tryezës së Këshillit politik të hënën i munguan përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së. E për Bashën rikthimi varet nga Partia Socialiste. "Ne kemi treguar vullnetin tonë me propozimet tona, nga ana tjetër nuk ka pasur vullnet, ka patur vetëm një përdorim si fasadë të procesit, ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë. Përgjegjësia për çuarjen përpara të reformës zgjedhore sipas afateve është e PS. Fasadë nuk mund të jemi", tha Basha.

Hetimi ndërkombëtar për shembjen e Teatrit që kreu i shteti kërkoi një ditë më parë, duhet mbështetur, siç Basha theksoi, megjithatë, realizimi i tij duket i vështirë.  " Hetimi i shembjes së teatrti është i pakushtëzuesëm, zotim i imi. Nuk kundërshtoj  Metën për hetim ndërkombëtar, por me këtë qeveri vështirë se do të ketë hetim", shtoi ai.

Lideri i opozitës së bashkuar joparlamentare do të marrë pjesë edhe në protestën e radhës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të mërkurën në 17:30. Këtë të martë ai thërrit në zyrën e tij, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të cilëve u kërkoi mbështetje financiare për Shqipërinë e prekur nga pandemia COVID-19.

Ora 10:45
Basha: Zgjedhorja? Topi në derën e PS-së...Dy kërkesat e aleatëve për BE-në! (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar 2 kërkesat që aleatët e demokratëve kanë pasur për ambasadorët, e ndërsa ka lënë të nënkuptuar se opozita nuk do të rikthehet më në tryezën e Këshillit Politik. Ai ka bërë me dije gjithashtu se do të jetë në protestën e nesërme të Aleancës.

"Shqipëria po bën hapa pas, veprimet e javëve të fundit po e thellojmë dhe më shumë krizën politike dhe po e largojnë vendin nga Europa. Europa e përkushtuar në plotësimin e 15 kushteve. Kërkova ndihmën e vendeve anëtare që vendi të plotësojë kushtet për integrimin, që të hap negociata, që të mbështesë politikën dhe ekonominë. Kemi folur oër ekonominë, ku Shqipëria për shkak të pandemisë, Rama i dërgoi parat për oligargët. 50% e popullsisë ishte në kushte varfëria, pas pandemisë 70%. Ky vit është edhe më i vështirë, duke i falenderuar për ndihmën kam kërkuar që të bëjnë apel në qeverinë e tyre që të shikojnë mundësinë e rritjes ekonomike për vendin. PD dhe unë personalisht do të bëjmë gjithçka për të ecur përpara për integrimin dhe katastrofa ekonomike.

Zgjedhjet janë një nga pikat tona, edhe në kontratën me Aleancën, do të bëjmë gjithcja për të garantuar një proces zgjedhor që shqiptarët një orë e më parë t'i drejtohen kutive të votimit dhe që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Kjo nuk varet nga ne, rikthimi në Këshillin Politik. Vullneti nuk shprehet me fjalë, por me veprat, veprat e mazhorancës tregojnë që nuk ka vullnet. Topi nuk ka qenë nuk ka qenë kurrë më parë në derën e PS, opozita s'mund të jetë fasadë. Ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është e PS-së, fasadë nuk mund të jemi.

Hetimi i shembjes së teatrti është i pakushtëzuesëm, zotim i imi. Nuk kundërshtoj  Metën për hetim ndërkombëtar, por me këtë qeveri vështirë se do të ketë hetim.

Opozita do jetë edhe në protestën e djeshme", tha Basha.

Ora 10:29
Përfundon mbledhje e PD-së me ambasadorët e BE-së dhe aleatët

Përfundon mbledhje e PD-së me ambasadorët e BE-së dhe aleatët. Mbledhja ka zgjatur për më shumë se 1 orë. I pari që doli nga selia ishte ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili nuk u prononcua për mediat. 

Basha sot takim me aleatët dhe ambasadorët te selia e PD
B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • YYY: 19/05/2020 16:13

    Zgjedhoren nuk e braktis dot, por nepermjet protestave ne rruge, shantazheve e kercenimeve, kerkon te fitoj sa me shume ne tavolinen e reformes. Dhe se ka menduar keq, pasi edhe faktori nderkombetare duket i lodhur dhe po jep shenja qe kerkon t'i bjere shkurt.

    Përgjigju
  • asl: 19/05/2020 15:27

    O mortja qe su ha,vetem politikane qe nuk jeni si nga njera pale ashtu dhe nga tjetra.Te pakten e provoni te ruani delet se keshtu fytyrat i keni te embla dhe besoj se do tju simpatizojne shpejt dhe do rrisin prodhimin e qumeshtit.Po nuk eshte kjo ju beni loje dhe fatura shkon te njerzit e thjeshte.Ju doli boja fare me keto filma.Java shtate e grevat tete.Prapa djellit gjithe politikanet e Shqiperise.

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 19/05/2020 14:47

    Po z/basha, ata qe thone qe SHQIPËRIA nuk behet jane ata qe e’shkaterrojne me shume SHOQERINË TONË SHQIPTARE. Pak durim, sepse me bashkepunim e organizim cdo gje do rregullohet dhe do jemi SHTETI me i SUKSESHEM i Ballkanit por MOs harro z/basha faktorin qe ka ndikuar pozitivisht. Normale edhe POPULLI duhet te bej detyrat qe i takojne me IDE TE HAPURA TE REJA sepse kujtojme akoma diktaturen.

    Përgjigju
  • Dangellia: 19/05/2020 14:30

    Ja provoje ik pacavure ke firmosur per ate beje

    Përgjigju
  • Haha: 19/05/2020 14:12

    Basha ben te fortin.Pika mu ne verr te hales o shalngjit e by... mu...t

    Përgjigju
  • spak: 19/05/2020 12:53

    lerini teatrot e kinemat po merruni me zgjidhjen e halleve te popullit , o klyshe te sales e ilir metes bazhibozuke te komunizmit hajdute me te medhenj ne bote qe skeni lone gjo pa vjedhe qe me kryeminister sali berishen , fatos nanon ilir kryehajdutin (meten) e tani me ramen . nuk mbulohet dielli me shoshe . Cdo gje eshte fasade , prandaj hiqni idene e qe mund te krijoni kaos si ne 97 me sali protopapen e compani . populli te ju vere damken o qener qe se late kete ven ne qetesi njeher, vec per te mbrojtur milionat ne bankat e juaja

    Përgjigju
  • LORA: 19/05/2020 11:37

    Babale-rrugoret nuk terhiqen dot nga tryeza e reformes zgjedhore,,,,me cfardo lloj piruetash laperdhare,,,,sepse perfundimisht fshihen me vullnetin e tyre te plote nga skena politike. Une pres lajme nga implementimi i Reformes ne Drejtesi,edhe sa m'e duhet te pres?

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 19/05/2020 11:33

    Po normal qe eshte kunder shqiperis.dje udhezimet nga MICOTAKIS I mori para se te fillonte demonstrata. Ky eshte I felliqur dhe duhet te zhduket sa me pare

    Përgjigju
  • Blerta: 19/05/2020 11:25

    Shume mire keni bere qe jeni terhequr nga tavolina,,deri ne rrezimin e edi rames,,asnje tolerim,,,rama nuk merr vesh me llafe,,AI DO DRU.....//

    Përgjigju
    • Rama Ik: 19/05/2020 16:43

      Meqenese veshin nuk arrin Monik Lavire tja kafshoj Edit se eshte i gjate ti bej nje gojore dhe Rama iken

    • blerta analfabete: 19/05/2020 12:51

      ti analfabete ke degjuar gje per demokracin???ke degjuar qe ne demokraci pyshteti fitohet me votat e shumices??dhe qeverit demokratike vendoisn vet pa i marre doren opozites??kur mbarove te mesmen filloren e kishe mbaruar??

    • Bobi: 19/05/2020 12:07

      Bravo Blerta. Me keto tru qe ka Lyli jot,PD do vej per lesh e Rama do behet Sullta. Me fakte, me kundeshtime ne tavoline dhe me pune e me Zgjedhje bie rama nga kali se nuk eshte si Sali mortja qe do vetem plumbin. Por ti, vazhdo e blloko bisedimet Blerta dhe shko e ngrohu ne diell

  • Uku Momlit: 19/05/2020 11:12

    Te ashtuquajturat partite e tallash @hashashit po bejne perpelitjet e fundit per te mos ndryshuar kodin zgjedhor monopol i tyre. Por le te bejme edhe pak durim sa te piqen kushtet dhe liderit e korruptuar te ketyre partive te tallash-hashashit te bejne mbledhjen ne REÇ-SHKODER per te marre vendimin te kapin sapunin.....

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/05/2020 11:11

    Tani topi të sala dhe PD për ta prishur antarsimin e Shqiprisë me BE- n , sepse këtyre shpellarve stalinist u (PD-komuniste-staliniste e veshur në blu) konvenon kështu u mjafton vetëm greku dhe serbi !

    Përgjigju
  • Bobi: 19/05/2020 11:09

    O Lyl i pazoti, po kshu do vazhdosh prap ti? Ah Gomar, me kte menyre te menduarit tend, Rama ngrihet e Pd shkon per lesh. I q.... rop fare. E shkaterrove PD dhe e cove per lesh lirie e argite

    Përgjigju
  • Mona: 19/05/2020 10:54

    O zot cfare katandisje per gruan e presidentit,si nuk ndjehet i turperuar Ilir Meta nga kjo grua pacavure qe ulet rruge me rruge me nje fjalor prej ordinere,eshte poshteruese per PD-ne qe mbeshtetet tek kjo femer,prej saj do humbi teper thelle.

    Përgjigju
  • Mona: 19/05/2020 10:46

    Mona ne PD,o pika pika per PD-ne si e katandisi Lul Basha ky derdimen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?