Ekipi i Kukësit

Pak orë pasi njoftoi largimin e Longos, Kukësi rikthen ish-trajnerin për sezonin e ardhshëm

28 Maj 2022, 19:16| Përditesimi: 28 Maj 2022, 19:19

  • Share

Skënder Gega do jetë trajneri i ri i klubit të Kukësit. Verilindorët pak orë pasi njoftuan përfundimin e bashkëpunimit me Diego Longon kanë zyrtarizuar rikthimin e tropojanit, që drejtoi Kukësin edhe në sezonin 2020-2021.

Gega do jetë pjesë e Kukësit për sezonin 2022-2023, ndërsa prezantimi do të behët ditën e hënë në stadiumin e ri të verilindorëve.

Në të kaluarën Gega është shpallur kampion me Partizanin, ndërsa në javët e fundit të sezonit që sapo u mbyll drejtoi Skënderbeun që ra nga kategoria. Aktualisht Kukësi është në pritje për të mësuar nëse sezonin e ardhshëm do luajë në kupat e Europës apo jo.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?