Kronikë

Pak orë nga zgjedhjet, policia e Beratit merr në mbrojtje qendrat e votimit e të numërimit

24 Prill 2021, 20:10| Përditesimi: 24 Prill 2021, 20:35

  • Share

1619289305_11058ee439fd4c38a244e8b5bc32f81f.jpg

Pak orë para zgjedhjeve të 25 prillit, policia e Beratit ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat që të ruhen qendrat e votimit. Nga strukturat e Policisë Berat janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore, 277 qendra votimi, 6 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor, 6 vendnumërime të votave. Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat/Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, Policia e Beratit po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj. 

Nga strukturat e Policisë Berat janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë territorin e qarkut.

Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për ti marrë në ruajtje.

Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë territorin e qarkut:

-277 Qendra Votimi
-6 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor 
-6 Vendnumërim të Votave

Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, ka angazhuar 248 punonjës policie.

Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 25.04.2021, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Pranë strukturës vendore të Policisë funksionon grupi i drejtim - koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun. 

Policia e Beratit, ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë.


Lajmi kryesor:

Ndërpritet shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ në Elbasan! Balla: PD pengon procesin, ndryshon komisionerët! Largohen 10 komisionerë të LSI edhe në Devoll


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?