Pak para Kuvendit të Berishës, mesazhi 'i koduar' i ambasadës amerikane: Aktorë të korruptuar po dobësojnë institucionet demokratike

11 Dhjetor 2021, 10:13| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 10:18

  • Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një mesazh të fortë vetëm pak minuta para se në 'Air Albania' të nisë Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.

Duke postuar pamje të Samitit të Demokracisë të mbajtur nga Presidenti amerikan Biden, ambasada thotë se në shumë vende qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike.

"Në shumë vende, shtyllat e demokracisë - liria për t'u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t'u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike. Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme", shkruan ambasada teksa shpërndan linkun e pamjeve nga Samiti i Demokracisë që u zhvillua në datat 9 dhe 10 dhjetor.

Ditën e djeshme ambasada amerikane e ka quajtur tubim politik Kuvendin e Sali Berishës, dhe përmes një njoftimi ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e SHBA-ve që të kenë kujdes. Ambasada thotë se në të tilla aktivitete shpesh situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dyrrahu: 11/12/2021 16:21

    ne si popull jemi me europian se vete europianet,pavarsisht mbylljes qe na keni bere se shumica jon i ka treguar vlerst si ne europe po ashtu dhe ne amerike. pyetja eshte dhe don pergjigje sa me te shpejte, nese i keni vidiot aferat korrupsionin e sali rame berishes nxirrini sa me shpejt e kemi te nevojshme per ta shporr ate kriminel po ju beni hapin jo me me kode por vepra qe te clirohet shqiperia nje here e mire nga ky moster se po vazhduat me kode kemi dhe popull akoma te prapambetur dhe me ideale qe i dojn troc zonja Kim

    Përgjigju
  • Ola: 11/12/2021 14:10

    Ju si Amerike nuk po beni asgje per mbrojtjen e insitucioneve demokratike....vetem deklarata pa vler qe kriminelet Berisha me shok nuk i perfillin fare madje po bejn ligjet rrugeve

    Përgjigju
    • Mario: 11/12/2021 18:31

      Nuk mund te prisni cdo gje nga te tjeret. Edhe Escobar e tha dije qe SPAK nuk po ben punen e tyre. Amerika ndihmoi te ngreje drejtesine, tani vetem te perdoret sic duhet.

  • god bless usa: 11/12/2021 13:54

    jam shtetas amerikan dhe me vjen turp ne piken qe ka arritur administrata e vrndit tim. e pabesueshme qe nje amerike kaq e madhe zvoglohet sa tangat e yuri kim

    Përgjigju
    • Fredi: 11/12/2021 15:10

      Te vij turp se je ti je nje Turp qe mbeshte killerin e Shqiperis pas Enver Hoxhes qe ka lene nje kelysh si vetia. Me mire qe ke ikur edhe mos ardhsh kurre se tipa si ty nuk i duhen Shqiperise kurre. Duhet te kesh qene ndonje pushtetare ose Shpellare I epokes se zeze Berishiste.

  • Toni: 11/12/2021 12:42

    Deri tani nuk keni bere gje tjeter vecse treguar qe vec Rames, asetin tjeter qe e keni superkorruptuar eshte Basha. Jeni bere gazi i botes dhe ashtu sic deshtuat ne 1945 me komunistet,do deshtoni dhe me demokratet ne 2022.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?