FRANCË- Pak para paradës ushtarake vjetore për Festën Kombëtare të Francës, një ushtar u ul në gjunjë dhe i bëri propozimin më të veçantë të dashurës së tij e cila i tha “Po” në përjetësi dashurisë së tij.
Momenti kur ushtari i veshur me rrobat e ti karakteristike ulet në gjunjë, i prek dorën butësisht, e shikon në sy dhe i kërkon të martohen po bën xhiron e rrjetit.
Puthja e ëmbël në fund mes ushtarit dhe vajzës së re, bëri që të gjithë ushtarët rreth e përqark të brohorasin dhe duartrokasin për këtë moment të veçantë mes çiftit.
Mes personave që kanë repostuar propozimin e ëmbël, ishte edhe presidenti Emmanuel Macron i cili i ka uruar çiftit më të mira.
“Urimet e mia më të mira!”, shkruan ai.