Vetëm pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtarja Adele u nda nga bashkëshorti. Këtë lajm e konfirmoi dhe menaxheri i saj dhe një nga arsyet që i çoi drejt fundit ishin angazhimet e shumta të këngëtares. Mirëpo, mesa duket se në jetën e këngëtares ka hyrë një person i ri, pasi Adele është parë në New York duke u puthur me dikë të panjohur.
Sipas “Daily Star”, ajo u ka thënë personave të afërt që po mundohet të normalizohet me jetën e re. Kujtojmë që me ish-bashkëshortin, këngëtarja ka një djalë 6-vjeç me emrin Anxhelo.
Komento
Komente
