Kreu i PD-së akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po kërkon të tërheqë vëmendjen nga krimi mjedisor dhe katastrofa toksike në landfillin e Elbasanit, duke u marrë me një kriminel për rastin e Thethit në Shkodër, për të cilin shtoi se duhet të ofrohej shpërblim deri në gjysmë milioni euro për kapjen e tij, sepse ka tentuar të vrasë kryeministrin e Kosovës.
Por pak pasi sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani, institucioni i të cilit e ka marrë të pandehur Berishën, dhëndrin e tij dhe 3 të tjerë për aferën e dosjes “Partizani”, ai mori në mbrojtje prokuroren e Shkodrës që iu përgjigj Ramës dje për Thethin, duke thënë se zbatoi ligjin në vendimin se nuk kishte ndërtim pa leje me kontejnerët e vendosur. Berisha e përgëzoi “për përgjigjen dinjitoze që i ktheu Ramaduros”.
“Helmoi Elbasanin me një javë zjarr që s’ishte parë, u prodhuan toksina dhe dioksina me pasoja katastrofale, zjarr për të cilin nuk ka asnjë përgjegjësi për Ramën dhe përbën krimin më të rëndë në historinë e shtetit. Shkon dhe merret me një kriminel për kontejner që një njeriu që do vriste kryeministrin e Kosovës. Kodra rezulton se i shtyrë nga dikush, Vuçiçi apo njerëzit e tij, kishte marrë përsipër të krimit, kurse ky kërkon të merret me djegien e plehrave si në mesjetë në Elbasan. Zhurma që bëhet për Thethin është të mbulohet megakrimi mjedisor, u bë për të tërhequr vëmendjen nga Elbasani. Për Prek Kodrën qeveria dyhet të vendoste gjysmëmilionin për kapjen e tij. Tirana vrau këtu Ahmet Krasniqin me Fatos Klosin e të tjerë, tani na dalin të tjerë që duan të vrasin kryeministrin e Kosovës”, tha Berisha për rastin e Thethit.
Lajmi kryesor:
Lirimi i Salianjit/ Berisha: Dënim politik nga Rama e Xhafaj! Ankohet edhe për aleatin Meta: I kanë hequr telefonin në qeli
A.Q/SI.E./ReportTv.al
