Njohuritë për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore në raste emergjente, pasi mund të bëjnë diferencën mes jetës dhe vdekjes.
Edhe pse shumica e qytetarëve shqiptarë e lidhin ndihmën e parë me aksidentet rrugore, kryesisht për shkak të njohurive që përfitojnë gjatë marrjes së patentës, një situatë emergjente mund të ndodhë kudo dhe në çdo moment.
Në Ditën Botërore të Mjekësisë së Urgjencës, pranë liqenit artificial në Tiranë, mjekë dhe infermierë demonstruan për qytetarët se si duhet vepruar në raste urgjente në rrugë.
Veçanërisht të rëndësishëm janë edhe prindërit, të cilët duhet të dinë teknikat bazë të ndihmës së parë, njohuri që mund t’u shpëtojnë jetën fëmijëve të tyre në raste kritike.
Interesi për trajnime mbi ndihmën e parë po rritet gjithashtu edhe mes profesionistëve si edukatorët dhe zjarrfikësit. Përfshirja e të rinjve në këto trajnime është po aq e rëndësishme.Qytetarë të të gjitha moshave, nga të rinjtë te të moshuarit, u ndalën në aktivitetin pranë liqenit artificial për të mësuar më shumë rreth ndihmës së parë. Ata patën mundësinë të shohin nga afër demonstrimet praktike dhe të matin parametrat e tyre shëndetësorë.
Komente
